fbpx
Lajme

Aktivistja serbe: Milicët më treguan që vrasjet në Likoshan i urdhëroi gjyqtarja Danica Marinković

Në artikullin e botuar në mars të vitit 2002 dhe të titulluar «E vërteta shqetësuese», duke u mbështetur në pohimet e pjesëtarëve të Njësive Speciale të Policisë së Serbisë, Nataša Kandić-i e akuzoi Danica Marinković-in për rastin e vrasjeve në fshatin Likoshan. “Nga këta policë kam mësuar se Danica Marinković-i ka urdhëruar likuidimin e disa meshkujve të plagosur të familjes Ahmeti, më 28 shkurt 1998 në fshatin Likoshan. Në shikimin e vendit të krimit kishte ardhur e shoqëruar nga Zëvendës-prokurori i Qarkut, Jovica Jovanović-i dhe punëtorë të policisë kriminalistike. Para shtëpisë së Ahmetajve ndodhej grumbulli i trupave. Disa meshkuj jepnin shenja jete.

Në prezencën e tridhjetë pjesëtarëve të Njësive Speciale Antiterroriste gjykatësja hetuese, Danica Marinković-i, haptazi kishte thënë:«unë këta nuk i marr me vete, vrisni!» I vranë me Heckler . Rezultatet e hetimeve nga vendi ku ishte kryer krimi nuk u publikuan asnjëherë. Më 1 mars 1998, katërmbëdhjetë kufoma u transferuan në spitalin e Prishtinës. Gjykatësja hetuese nuk dha urdhër që të bëhej autopsia, kështu që kufomat, pas identifikimit, iu dorëzuan familjeve. Pjesëtarët e policisë që kishin marrë pjesë në aksionin e Likoshanit tregojnë se pushkët dhe bombat ishin vendosur më vonë pranë trupave të të vrarëve dhe ky falsifikim shërbeu për informin e opinionit. Edhe sot, gjykatës, prokurorë dhe udhëheqës policie asgjësojnë letrat e mbetura që mund t’i zbulojnë, i falsifikojnë dokumentet dhe e verifikojnë qëndrueshmërinë e heshtjes për Kosovën. Udhëheqësit e moçëm të policisë kosovare dhe të Partisë Socialiste të Serbisë brengosen nga ajo se çka mund të ndodhë nëse ‘tradhtarët’ nga radhët e tyre flasin. Brengosja është e arsyeshme. Muri i heshtjes seriozisht ka pëlcitur. Gjithnjë e më tepër njerëzit flasin se çka ka ndodhur në Kosovë.”

Shpresoj se nga ajo që u tha më lart lexuesi ka mundur sadopak të krijojë opinionin e tij rreth gërshetimit të strategjive të pushtetit politik me atë policor, institucionet e drejtësisë dhe gazetarëve në funksion të shpërndarjes së gënjeshtrave për gjoja vrasjen e civilëve serbë nga ana e UÇK-së. Në Kosovë vriteshin civilë shqiptarë, serbë dhe pjesëtarë të grupeve tjera etnike. Por, muri i heshtjes që kishte imponuar regjimi mbrojti nga përgjegjësia penale organizatorët dhe ekzekutuesit e vërtetë të këtyre krimeve. /Bardhyl Mahmuti/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close