Këta janë dy themeluesit e VV-së. Ky është emri që i besoj Albini për themelimin e Vetëvendosjes
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për fillet e Lëvizjes dhe atë se kush ishin të parët e partisë, shkruan Gazeta Blic.Ai ka thënë se Albin Kurti, njeriun e parë që e ka kontaktuar për hyrjen në politikë, ishte Liburn Aliu.“Albin Kurti e Liburn Aliu themeluan Vetëvendosjen, pastaj erdhëm ne të tjerët”, ka thënë Konjufca.
“Liburnin e kishte shok të burgut dhe natyrisht se atë e ka konsultuar të parin”, tha ai në T7, raporton Gazeta Blic.
Konjufca e ka zbuluar kur për herë të parë e ka njohur Albin Kurtin.“Ishte viti 2003 ose viti 2004 kur kishim një protestë, me gomar nëse ju kujtohet”, tha ai. Sipas tij, promotor i VV-së ishte Albin Kurti.
I pyetur nga gazetarët Konjufca ka folur edhe për 10 e Vetëvendosjes./GazetaBlic/