fbpx
Lajme

“Arben Vitia i rrezikshëm, Kurtit nuk i mjafton helmimi i 1500 shqiptarëve për tu kthyer në Kosovë”

Shkruan: Kimete Berisha

Shqiptarët e çuan vendin dëm

Kosova është gati e pabanueshme. Ajri është i papastër, uji s’është i sigurt, lumenjtë janë kanta bërllogu, aty hudhen plehra, pesticide, kimikale e mbetje të fabrikave…as s’e kontrollon kush ushqimin, fallsifikohen datat e prodhimit në tamblit, çdo gjë, ama çdo gjë është jashtë kontrolli, sepse nuk ka njeri që ka diçka në dorë që nuk është i korruptuar.Bërllog n’tana anët. Papastërti e pabesueshme për një popull që e ka të kryer shkollën fillore. Kosovën e shfrytëzojnë shqiptarët si kontenjer. Shtëpinë personale (dhe oborrin) e konsideron ATDHE, e jo Kosovën, se Kosovën e pështyn, e pëshurr, ia pren lisat, ia ndyn lumenjtë…Kosovën e ka ‘Hyrje në shtëpi’, sapo del shqiptari nga shtëpia, nuk e konsideron Kosovën të veten…Çdo gjë që nuk e konsideron të veten, e shkatërron.Kosova është një xhungël (e shëmtuar) në asfalt.Qeveria është joserioze.

Arben Vitia ua bën obduksionin ‘me sy’ të vdekurve në Deçan. Thotë: Nuk e di prej çkahit kanë vdekur ata, por e di që nuk kanë vdekur sherri helmimit.Flet paushall, pa u bazuar në asnjë ekspertizë. I pamatur dhe i rrezikshēm.

Shqiptarët u helmuan ditë’m drekë e nuk gjendet dikush që e di çka ka po ndodh aty. Gjithë ai prokuror, gjithë ai agjent, gjithë ai polic. E shohin helmin-nuk e njohin.E shohin realitetin-nuk dinë ta përshkruajnë.Njëri ‘ekspert’ thotë që bëhet fjalë për helmim, tjetri ‘ekspert’ thotë se nuk bëhet fjalë për helmim. Kryeministrit i vjen keq, por jo aq keq sa ta ndërpres vizitën në Greqi. Mençuri do të ishte të kthehej urgjent në Deçan.

Por nuk e ndërpret udhëtimin. Nuk mjafton helmimi i 1500 shqiptarëve për ta thyer udhën. Atyre që e nxjerrnin gazin lotsjellës nga brekët dhe i helmonin deputetët ,helmi atyre nuk u lë përshtypje. Po shihet.Se përndryshe ish dashur të kërkohet ndihmë nga krejt bota për ta zbuluar se çfarë ka ndodhur….Çfarë po ndodh!Kush i helmoi 1500 shqiptarë!Dhe, a ka përfunduar kjo dramë! P.S. Shqiptarët kanë dështuar të bëjnë shtet.Jo Manastiri i Deçanit, por populli shqiptar i Kosovës ka nevojë urgjente për mbrojtje ndërkombëtare, sepse është kaq i rrezikuar nga padija, nga hajnia, nga pakujdesia, nga mungesa e kulturës, mentaliteti, nga udhëheqja e psikopatëve dhe alkimistëve!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close