fbpx
Lajme

Deçani në gjendje emergjente nga helmimi, Kurti bashkë me familje në resortin super luksoz në Greqi

Përderisa në komunën e Deçanit është shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë janë hospitalizuar dhe dy të tjerë kanë gjetur vdekjen, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka gjetur kohë për akomodim në një hotel luksoz në Greqi, shkruan Insajderi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në një vizitë disa ditore në shtetin helen, teksa dy ditë më parë qëndroi në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

May be an image of 1 person and outdoors
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me George Papanderu në hotelin “Grand Resort Lagonissi”

Grand Resort Lagonissi, është një resort turistik me katër yje i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës, rreth 22 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të kryeqytetit grek, ku çmimi për një natë arrin shifrën 543 dollarë, sipas faqes zyrtare të hotelit.

Avio-kompania britanike, British Airways, hotelin ku ka qëndruar kryeministri Kurti, e ka cilësuar si një nga resortet më luksoze të Athinës. Në vlerësimet e uebsajteve të profilizuara rreth resorteve turistike, Grand Resort Lagonissi përshkruhet si një hotel i cili ofron ‘pamje të shkëlqyeshme nga deti, pishina private dhe plazhe’.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close