Investimet e mëdha në kripto-valuta kërkojnë një siguri të lartë për valutat të cilat blihen.
Rasti i fundit i humbjes së 4,700 BTC të klientëve të NiceHash ishte shembulli më i mirë ku tregohet se sa të cenueshme ndaj sulmeve kibernetike janë kripto-valutet, transmeton Express. Ruajtja e valutave në këmbimore (Exchange) dhe portofole (Wallets) të ndryshme përbënë një rrezik të madh të humbjes së këtyre valutave.
Duke pasur parasysh çështjen e sigurisë së kripto-valutave janë krijuar portofole harduerike në formë të USB-ve të cilat ofrojnë një siguri të lartë.
Këto pajisje kërkojnë konfirmim fizik të transaksionit si dhe certifikata sigurie dhe PIN kod i cili nuk mund të bie në dorë të keqbërësve edhe nëse pajisja humbet fizikisht.
Në treg sot janë dy pajisje më popullore, Trezor dhe Ledger. Çmimi i pajisjet Trezor është 89€ ndërsa i Ledger Nano S është 79€ pa përfshirë transportin dhe taksat e aplikueshme në Kosovë.
Kripto-valutat që përkrahen nga Trezor
Bitcoin (BTC), TREZOR Wallet
Litecoin (LTC), TREZOR Wallet
DASH, TREZOR Wallet
Zcash (ZEC), TREZOR Wallet
Bitcoin Cash / Bcash (BCH), TREZOR Wallet
Bitcoin Gold (BTG), TREZOR Wallet
Ethereum (ETH), MyEtherWallet
Ethereum Classic (ETC), MyEtherWallet
ERC-20 Tokens, MyEtherWallet
Expanse (EXP), MyEtherWallet
UBIQ (UBQ), MyEtherWallet
NEM (XEM), NEM Nano Wallet
Kripto-valutat që përkrahen nga Ledger