fbpx
Lajme

Ushtari serb pas aksionit të Nasim Haradinajt ku u vranë 17 ushtarë: Dita më e tmerrshme e jetës sime

Një aksion special e kishte realizuar Nasim Haradinaj me katër shokët e tij ku njëri prej tyre tani është dëshmor i kombit. Planin, organizimin dhe mbikqyrjën e kishte bërë lokja nga Shqipëria Feride Hajdinaj e cila tani është mbi moshën 75 vjeçare. Për këtë ngjarje kishte folur edhe një ish ushtar i cili kishte shpëtuar duke treguar se ishte dita më e tmerrshme në jetën e tij.

Feride Hajdinaj e ka rrëfyer ekskluzivisht këtë ngjarje. Poashtu pak para se të nisej në Hagë edhe Nasim Haradinaj e kishte rrëfyer këtë ngjarje.

“Erdhi Nasimi tek unë në shtëpi sepse ne e kishim shtëpinë në vijë të kufinit, edhe i thom kështu e kështu e kam bërë krejt planin, e kam këtë profesion e kam dijeni për ushtri, edhe i kam përcjell ushtarët serbë vazhdimisht edhe e kam ditë që pizgaverat e tyre s’kanë ku të shkojnë tjetër”.

Nasim Haradinaj ka treguar për këtë aksion se filimisht nuk e kishin marrë seriozisht, por pastaj ajo i kishte treguar se kishte udhëhequr një brigadë në ushtrinë e Shqipërisë në kohën e Enver Hoxhës dhe kishte eksperiencë për këtë punë. Më tutje Nasimi i kishte thënë ani bëje planin pra, e ajo ia kishte vendosur skicën përpara e duke i treguar se në sa ora ushtarët serbë kalojnë në atë pjesë, sepse i kishte përcjellur vazhdimisht. Ajo ishte e vetmja rrugë për me dal tek Rrasa dhe ushtarët serbë e kishin të domosdoshëm të kalojnë në atë pjesë. Bashkë me Nasimin ishte, Halil Demaj i Shqipërisë, Daut Zagragja tash dëshmor, Hysen Dreshaj e Esat Kadrijaj.

Nasimi kishte vendosur të dal për ta kryer aksionin dhe ishte nisur, por para se të nisej nëna nga Shqipëria u kishte thënë nuk mund të niseni pa e marrë edhe djalin tim edhe pse ishte djalë hazreti. Nasimi kishte refuzuar ta marrë por ajo kishte thënë asnjë minutë s’mund të shkoni pa e marrë edhe djalin e saj.

Atë ditë, pas aksionit janë të lajmëruar 48 të vrarë të cilat i ka lajmëruar ushtria serbe, por sipas Nasim Haradinajt ishin gjithsej 17-18. Poashtu edhe një ushtar serb e kishte rrëfyer këtë ngjarje duke thënë se “ishte dita më e vështirë e jetës time”

Nasim Haradinaj kishte thënë se pak ka oficerë që më kanë dhënë asi plani dhe kemi shpëtuar pa asnjë therrë.

VIDEO nuk është punuar nga ne por është marrë nga disa faqe në facebook;

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close