Lajme
Klinaku për bastisjen e banesës së Behramajt: Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale
Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas bastisjes që po bëhet në shtëpinë e Adil Behramajt, ish këshilltar i Hashim Thaçit nga ana e Gjykatës Speciale.
Klinaku në Facebook ka shkruar se skandali më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.
Shkrimi i plotë:
Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.
Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.