fbpx
Lajme

Kodra i çon selam Kurtit dhe Halitit: Rrini të qetë, nëse ka nevojë – iu vi në shtëpi

Prekë Kodra, personi i cili u portretiziua si snajperisit që ka dahsur ta vrasë kryeministrin Albin Kurti, deputetin e PDK-së, Xhavit Halit dhe ish-komandantin e UÇK-së, Ismet Haxha, ka folur për këta të fundit, raporton Paparaci.

Ai tha se vetëm kryeministrin Kurti e njeh dhe atë përmes televizionit, kurse dy të tjerët jo.

Mes tjerash, ai i çoi selam atyre duke iu thënë të rrinë të qetë, po nëse është nevoja, shtoi se mund të iu shkojë në shtëpi me zakone të Dukagjinit.

“Unë jam tu i pa lajmet, po habitem se çka po shoh. Jam i lirë, për çka do që dyshohem jam i gatshëm me dhonë llogari. As nuk jam në gjak me kënd, as s’e kom vra askënd. Janë intriga shqiptaresh, kosovare e që dojnë të keqen mua dhe familjes time.

S’kam si me pasë shpjegim. Jam një njeri, për herë të parë e kam dëgjuar këtë histori. Jam i habitur, s’e kam marrë veten mirë. Ata persona që janë përmendur aty, përveç Kurtit, unë ata tjerët si kam pa e as s’i kam ni.  Nuk i njoh as s’jam marrë me asnjë gjë”, tha ai.

“Jeni të nderuar edhe ju, edhe ata persona që i kanë përmendur emrin se po iu myt ai prej shalës së Dukagjinit, thuani të rrinë të qetë se unë s’i njoh as s’i di. E po të jetë nevoja, unëi shko nëpër shpia, ose në rrugë me zakon të Dukagjinit, e malësisë së Gjakovës, e ata i dinë rregullat. Kush ka punë me mua del ballë për balllë e jo pas shpine. Të rrinë të gjithë të qetë se unë i kam gajlet e mia”, deklaroi ai në T7.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close