fbpx
Lajme

Thaçi e formoi UÇK-në, TMK-në, FSK-në e Ushtrinë e Kosovës e nuk u lavdërua sa VV-ja

UÇK ishte themeluar rreth vitit 1993, pas aksioneve të para, ku pjesëmarrës aktiv ishte edhe Hashim Thaçi.

Në prill të vitit 1993 ishte mbajtur një nga takimet më përmbajtësore në Kullën e Jasharajve në Prekaz. Mbledhja ishte mbajtur më 5 prill 1993. Në biografinë e shkruar për Heroin Ilaz Kodra ishin treguar disa detaje rreth takimit, ku thuhej se “Më 5 prill 1993, në kullën e tij u organizua një mbledhje me luftëtarët e njësiteve guerile dhe veprimtarët politikë. Adem Jashari propozoi që të gjitha aksionet të kryheshin në emër të Ushtrisë së Kosovës.

Luftëtarët që morën pjesë ishin: Adem Jashari, Jakup Nura, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Hamëz Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Shaban Jashari, Nuredin Lushtaku, Rafet Rama, Besim Rama, Fadil Kodra, Ilmi Zeka, Lulzim Jashari etj.

Po ashtu, pas themelimit të UÇK-së e cila e solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, u formua TMK, e pastaj FSK e në 2018 edhe ushtria e Kosovës.

Pavarësisht gjithë këtyre të arriturave historike, Thaçi nuk rrahu gjoks sa Vetëvendosja e Kurtit e cila nuk kishte besuar as në lirinë (Rambujenë), as në Pavarësinë e as në Ushtrinë e Kosovës.

Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Kërkesa tani i shkon kongresit amerikan për aprovim.

Në vitin 2018, kur Kosova e formoi Ushtrinë e saj u arrit marrëveshja 10 vjeçare (periudha e tranzicionit) për rritjen e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Kosovës.

Me 3 dhjetor të vitit 2018, mediumi Koha kishte paralajmëruar vizitën e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në SHBA për të arritur një marrëveshje për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

“Qëllimi i vizitës janë koordinimet me partnerët amerikanë para formimit të ushtrisë, pastaj ndihma e SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve ushtarake”, shkruante Koha në 2018.

Në një video të publikuar sot, shihet Kadri Veseli duke paralajmëruar ardhjen e armatimit tokësor e ajror për ushtrinë e Kosovës, në periudhën 2018-2028.

“Do të ketë edhe mjete të blinduara, por edhe pajisje të tjera më ofanzivë por edhe më defanzivë. Do të ketë po ashtu pajisje të cilat janë për mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore dhe tokësore”, thoshte Kadri Veseli në 2018 pas vizitës në SHBA. Ky ishte paralajmërim edhe për ardhjen e raketave Javelin.

VIDEO: https://www.facebook.com/100044181351853/videos/7171397469587611

Kryeministri i tanishëm Albin Kurti, në vitin 2011 deklaronte që Kosova nuk do të ketë kurrë ushtrinë e saj dhe në vitin 2014 ai kishte votuar kundër Ushtrisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close