fbpx
Lajme

Kolovica: E kam rrahë e kam përgjak Arkanin, fillimisht më than a po rrahesh fer

Ish-paramilitarin Zhelko Razhnjatovic i njohur si Arkani e kishte rrahur një prishtinas në vitet e 70-ta.

Gani Kolovica, personazhi i këngës së fundit të Unikatilit, ka treguar për rrahjen me Arkanin dhe gjunjëzimin e tij.

Gani Kolovica kishte gjunjëzuar ish-kriminelin serb, Zhelko Razhnjtoviq.

Prezenca e tij në Prishtinë, ngjallte frikë për shqiptaret e Kosovës. Por, krimineli i njohur serb Zhelko Razhnjatoviç i njohur si Arkani kishte marrë dajak nga një kosovar, gjatë viteve të 70-ta në një lagje të kryeqytetit.

“Gangsteri” siç e kishte nofkën Ganiu, rrëfen për Televizionin Shtatë se si erdhi deri te rrahja me Arkanin.

Thotë se gjithçka nisi nga një lojë dyluftimi e quajtur ferr. Sipas versionit të Ganisë, Arkani, kishte pranuar t’i dilte fer dhe të provonin forcat në periferi të Prishtinës.

“Ka qenë viti 70 dhe një person ka ardhë dhe më ka pyet apo donë me u rreh se në atë kohë ka qenë një sport dyluftim e quajtshim fer.

”Unë i them kush është? Thotë Arkan e ka emrin Zhelko Razhnatoviq- Arkan, Edhe unë i thashë po e kam pranu edhe e kam lënë ditën kur me dalë vendi i dyluftimeve ka qenë në Tok Bahqe aty kemi fillue i kem hek rrobat edhe kemi fillu dhe ka zgjat 15 minuta, edhe e kam gjunjuzue, e kam rrahë e kam përgjak dhe është dorzue” rrëfen Kolovica.

…Mua të gjithë të pranishmit më kanë ç’u përpjetë ehe Arkani nuk është lajmëruar më në Prishtinë

Njeriu që njihej si i fuqishmi i Prishtinës, po ashtu, ju kishte dalë në mbrojtje nxënësve kosovarë, që torturoheshin nga bandat serbe, në vitet e 90-ta. Madje, thotë se ishte marrë edhe më banditët e Prishtinës që nxiteshin prej serbëve.

“I kem hi punës edhe për disa vite kemi bërë përmirësime i kemi larguar huliganët edhe serbët që kanë qenë në bashkëpunim me forcat serbe, që ata i kanë shti” thotë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close