fbpx
Lajme

Ish këshilltari i Thaçit: Vitia si me Përparim Ramën tallej edhe me viktimat e pandemisë

Ish këshilltari i Thaçit i ish presidentit Hashim Thaçi z. Adil Behramaj ka reaguar në profilin e tij në facebook, pas talljes publike që Kandidati i VV-së z. Arben Vitia bëri ndaj kandidatit të LDK-së z. Përparim Rama.

Ai ka shkruajtur se “Kështu qysh po tallet me Përparim Ramën, Arben Vitia tallej edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, veçse atëherë me viktimat e pandemisë. Video të ngjashme ka mundur të bënte edhe si ministër, sepse kurrë nuk ka qenë serioz në punë!”

Pas sulmeve të ulëta që po i bëhen nga Vetëvendosje në lidhje me të folmen e tij, Sibel Halimi i ka dalë në mbrojtje kandidatit për Prishtinën, Përparim Ramës.

Halimi që ishte kandidate e LDK-së në Ferizaj dhe pati një rezultat të kënaqshëm, u shpreh se Rama mishëron një “mendësi që do të frymojë ndryshe”.

“Në arkitekturën e tij njerëzore, i jashtëzakonshëm, që idetë e tij vijnë të sintetizuara aq fuqishëm në mes profesionalizmit, njerëzores dhe vizionit të tij për të ardhmen e Prishtinës,” – shkruan znj. Halimi, përcjell Periskopi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close