fbpx
Lajme

Komisioni i lustracionit: Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese ishte konfirmuar si ish-spiun i UDB-së

2010: Kryetari i deritanishëm i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, Trendafil Ivanovski, përfundshmit rezultoi se ka qenë bashkëpunëtor i ish-shërbimit sekret të UDB-së.

Ky vendim doli të premten, pasi që Gjykata Administrative i ka dhënë përgjigje negative ankesës së gjykatësit Ivanovski, të ngritur kundër Komisionit për Lustrimin, i cili e kishte shpallur kreun e Gjykatës Kushtetuese si ish-bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror jugosllav.

Ivanovski është funksionari i parë shtetëror në Maqedoni i shpallur nga Komisioni për Lustrimin si ish-spiun gjatë sistemit të kaluar, edhe ai kishte akuzuar se ka qenë viktimë e regjimit të kaluar dhe atij aktual.Ai këto ditë u largua nga detyra e kreut të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit, ndërsa gjatë periudhës së tij janë sjellë disa vendime kontradiktore lidhur me heqjen e të drejtës së përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar, rrëzimin e stimulimit të natalitetit vetëm për maqedonasit, mësimin e gjuhës maqedonase për shqiptarët nga klasa e parë dhe ligje të tjera të miratuara nga mazhoranca aktuale. /INA/Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close