Kompania Ballkan Petrol ishte më e lira në tenderin e fituar në KEK
Pas reagimit nga kompania “Ballkan Petrol” dhe dëshmive të dërguara me shkrim prej saj në adresën e gazetës Nacionale është evidentuar se kompania ishte më e lira në projektin e propozuarnga AK për furnizim me transformatorë në vlerë 4 milionë e 181 mijë euro kishte çmim më të lirë se të gjitha kompanitë tjera.
Më saktë, ajo ishte 410 mijë euro se kompania e dytë më e lirë, dhe mbi një milion e mbi dy milionë euro më e lirë se kompania e tretë dhe e katërt respektivisht.
Pas këtyre dëshmive dhe reagimit nga ana e kompanisë, kemi vërejtur se e njëjta ekziston si kompani qe 30 vjet dhe merret me këtë aktivitet tash e më shumë se 15 vjet.
Shkrimi që është bërë ditën e djeshme përmes burimesh, e që ishte hequr nga faqja Nacionale, nuk është verifikuar në mënyrën e duhur dhe për një gjë të tillë i kërkojmë falje kompanisë dhe deputetit Enver Haliti.
Pra, kompania në fjalë ka realizuar projekte të ngjashme me transformatorë shumë vite më herët se z. Haliti të zgjidhej deputet, për çka shprehim keqardhje dhe kemi konstatuar se nuk ka asnjë ndërlidhshmëri mes kompanisë dhe deputetit përveç asaj familjare.
Kjo kompani është në pronësi të vëllezërve Haliti, Imri, Zenel dhe Bekim Halitit.