fbpx
Lajme

Nazim Bllaca i BIA-s serbe: Kam hedhur gurë në krijimin e Gjykatës Speciale

Agjenti i BIA-s serbe Nazim Bllaca, në vitin 2015 kishte treguar për KTV-në se e ka ndihmuar formimin e Gjykatës Speciale. Ai atë kohë nuk ishte demaskuar dhe ende s’kishte njohuri për angazhimin e tij në shërbimin sekret të Serbisë.

Nazim Bllaca për KTV-në kishte thënë se “Unë nuk jam themelues i Gjykatë Special por nuk e përjashtoj mundësinë që kam hedhur ndonjë gur në themelin e kësaj Gjykate”.

Emisioni Udhëve kishte publikuar fakte e përgjime të pakontestueshme që dëshmojnë se Nazim Bllaca ishte agjent i hershëm i UDB-së serbe. Ai ishte trajnuar vite me radhë nga eprorët e tij serb për të dal pastaj në sheshin e Prishtinës e për ta akuzuar SHIK-un për disa nga vrasjet e pasluftës.

Por, gjatë dhënies së dëshmive të tij në Gjykatat e ndryshme, ai kishte bërë disa gabime elementare që dëshmojnë se ai nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e SHIK-ut. Edhe Kadri Veseli kishte treguar se këtë person nuk e ka takuar kurrë dhe kurrë s’ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Nazim Bllaca gjatë procesit gjyqësor nuk e kishte ditur ku ishin zyret e SHIK-ut. “Në një deklaratë të tij të dhënë në Serbi ai e bënë një huqje të madhe, këtë rast kur pyetet për ambientet e SHIK-ut, ndonëse prezantohej si pjestar i kësaj organizate, thotë gabimisht vendodhjen e zyrave të SHIK-ut. Teksa jo zyrtarisht thuhet se këto të fundit gjendeshin tek fakulteti i arteve, ku sot janë ambientet e agjensisë për mbrojtjen nga rrezatimi, Bllaca kishte deklaruar se ato gjendeshin mes Hotelit Grand dhe ish Buzhurit të dikurshëm, aktualisht Hotel Swiss Diamond”.

Por kjo nuk ishte huqja e tij e vetme sa i përket SHIK-ut. Pavarësisht trajnimit nga eprorët serb për t’u paraqitur si pjesë e SHIK-ut, ai kur ishte pyetur në procese të ndryshme gjyqësore përpos ambienteve të SHIK-ut kishte gabuar edhe në një aspekt tjetër.

Bllaca, poashtu kishte gënjyer kur kishte thënë se SHIK-u kishte kartela identifikuese. Këtë gjë e kishte mohuar kategorikisht ish Shefi i SHIK-ut z. Kadri Veseli duke thënë se “Kurrë nuk kemi pasur ID”.

Poashtu, Nazim Bllaca nuk i kishte ditur as nofkat e pjestarëve të SHIK-ut.

As nofkat që Bllaca pretendon se janë përdorur në SHIK, sipas Veselit, nuk janë të qëndrueshme. Kadri Veseli gjatë një dëshmie në EULEX e kishte përgënjeshtruar Bllacën dhe kishte demaskuar rrenat e tij.

“Nuk kemi pasur aso nofka siç thotë dëshmitari i juaj. Kanë qenë tjera. Unë për shembull kam pasur nofkë tjetër e jo “Luli”, siç më thërrasin shoqëria”, ka thënë ish-shefi i SHIK-ut.

https://www.youtube.com/watch?v=fRBhvTSz2OU UDHËVE – TAKOZVANI ”VEZA” ”AGJENTI I SERBISË NË KOSOVË” 08.02.2019

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close