fbpx
Lajme

Kjo është gjendja në Mitrovicë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Akoma nuk ka asnjë detaj të ri sa i përket vrasjes së politikanit malazez në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, zëvendëskomandanti i stacionit të policisë në veri të Mitrovicës, BesimHoti dhe zëdhënësi i stacionit të policisë në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, kanë ripërsëritur të njëjta deklarata që i kanë dhënë menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit, se Ivanoviq është qëlluar nga një veturë në lëvizje dhe se kjo veturë është gjetur e djegur në Lagjen e Doktorëve në veri të Mitrovicës, shkruan Botapress.info

Mirëpo,ajo që duhet theksuar është se deri tash nuk ka reagime të të qytetarëve serbë që do ta tensiononin situatën, siç veprohej zakonisht përpara,duke i akuzuar apriori shqiptarët. Madje, përreth vendit ku ka ndodhur vrasja, nuk ka as grumbullime të qytetarëve serbë, ndërkohë që lëvizja e qytetarëve shqiptarë nga lagjet veriore po bëhet pa ndonjë problem.

Madje edhe reagimet e politikanëve serbë nga Mitrovica veriore lidhur me rastin janë të rralla dhe të matura. Një shqiptar që jeton në pjesën e qytetit ku ka ndodhur vrasja (emri i njohur për redaksinë), tha se situata është plotësisht normale madje edhe më e qetë se ditëve të tjera.

“Asnjë reagim, asnjë tubim dhe as një lëvizje jonormale nuk ka pas që nga mëngjesi e deri tash. Si duket, politikanët serbë kanë indikacione se kush mund ta ket bërë vrasjen, e që besohet se ajo është bërë për qërim hesapesh politike e të tjera ndërmjet grupeve rivale. Edhe para katër vjetësh, pikërisht në datën e sotme ishte vra bashkëpunëtori i ngushte i Oliever Ivanoviqit, Dimitrije Janiqijeviq, i cili ishte kandidat i Iniciativës qytetare të Ivanoviqit, për kryetar të Mitrovicës Veriore, në zgjedhjet e para të organizuara nga institucionet e Kosovës”, tha burimi.

Ndërkaq, zëdhënësi i stacionit jugor të policisë, Avni Zahiti, tha se situata është e qetë dhe normale edhe në pjesën jugore të qytetit, ndërkohë qe edhe policia është duke bërë punën e vet normalisht.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close