Një muaj e gjysmë më parë Gazeta Insajderi kishte raportuar se si familjarë të deputetit të Vetëvendosje, Agon Batusha kishin upuzruar një pronë të Komunës së Gjakovës.
Për rastin Insajderi e kishte lajmëruar edhe Komunën e Gjakovës, gjegjësisht drejtorinë e Urbanizmit, të njëjtit sot kanë konfirmuar se kanë detyruar familjarët e Batushës t’i largojnë shufrat metalike, të vendosura në hapësirën publike.
Ndonëse vëllai i Agron Batushës, Andi kishte deklaruar se për shfrytëzimin e kësaj pjesë është në dijeni komuna, këta të fundit kanë deklaruar se vendosja e shufrave ka qenë pa leje.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Arbnor Koshi, Inspektor i Shërbimeve Publike.
“Kemi dal në vendin e ngjarjes në Rrugën:’’Sabrije Vokshi Bija, ku kemi konstatuar se personi në fjalë ka bërë vendosjen e shufrave të hekurit, në sipërfaqe publike, pa leje nga organi kompetent”, ka thënë Koshi.
Koshi ka thënë se familjes Batusha i kishin dhënë tre ditë kohë për largimin e objekteve në hapësirën publike.
“Ku e kemi urdhëruar në afat prej 3 (tre) ditësh, te bëjë largimin e shufrave të hekurit ,në të kundërtën ,do të marrim masa ligjore ,sipas rregullores për shërbime publike ,me procesverbal nr:001086 të datës 23.12.2021, z.Dukagjin Batusha. Me datën 24.12.2021 kemi inspektuar në Rrugën:’’Sabrije Vokshi Bija’’, ku kemi konstatuar largimin e shufrave të hekurit nga sipërfaqja publike”, tha ai për Insajderin.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok