fbpx
Lajme

Komuna e Kamenicës ndan mijëra euro subvencione për përkrahësit e VV-së

Komuna e Kamenicës, e udhëhequr nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar listën e organizatave jo qeveritare (OJQ) që kanë përfituar subvencione në kulturë, rini dhe sport. Sikurse vartësit e homologut të tij në Gjilan, Alban Hysenit, njëjtë ka vepruar edhe Rahimaj duke i dhuruar para nga buxheti i komunës përkrahësve të Vetëvendosjes.

Në listën e publikuar nga komuna e Kamenicës janë gjithsej 8 përfitues.

Na 15 mijë euro, 7 mije e 700 euro janë ndarë për organizatat jashtë komunës së Kamenicës.

OJQ-ja “Zëri i Kamenicës” i udhëhequr nga Albulent Spahiu është përfitues i 1 mijë eurove nga buxheti i komunës së Kamenicës.

Në këtë konkurs, Spahiut duket t’i ketë ndihmuar në garë afërsia që ka me udhëheqësin e Kamenicës, Kadri Rrahimaj.

Për ironi, projekti i titulluar “Ansambli – kulturë e pashteruar” ka ‘shteruar’ 1 mijë euro të buxhetit të Kamenicës.

Siç shihet në fotot e publikuara nga vet ai, shihet se Spahiu është militant i Vetëvendosjes pasi që shumë herë ka shpërndarë postimet e të parit të Kamenicës, shkruan Gazeta Nacionale.

Madje ai s’ka përtuar të urojë për fitoren në zgjedhjet lokale Rahimajn.

Spahiu ka publikuar edhe foto të tjera përkrahëse ndaj VV-së, duke përkujtuar të vrarët e protestës së 10 shkurtit, Mon Baljan e Arben Xheladinin.

Marrëdhënieve të mira me Vetëvendosjen, ‘hairin’ duket se ia pa edhe Meriton Zajmi.

Komuna e Kamenicës i dha 5 mijë euro subvencion “Orkestrës Frymorja”, që udhëhiqet nga Zajmi për të organizuar koncerte festive në kuadër të manifestimeve kulturore që pritet t’i organizojë kjo organizatë.

E në “Orkestrën Frymorja” punon edhe Rejhan Rexha, që është bashkëshorti i Venera Rexhës, e cila ishte njëra nga anëtaret e Komisionit vlerësues që përzgjodhën fituesit e subvencioneve.

Nga fotot e siguruara nga Nacionale, Rexha shihet në koncerte të ndryshme si pjesëtar i “Orkestrës Frymorja”, e cila u subvencionua me 5 mijë euro nga komuna e Kamenicës.

Përkrahja për Vetëvendosjen iu shpërblye edhe Lavdim Klaiqit.

Në listën e publikuar, “Proactiv”, organizata e udhëhequr nga ai, është subvencionuar me 1 mijë euro nga komuna që udhëhiqet nga Kadri Rrahimaj i VV-së. Në foto ai shihet se është i afërt me shefin e VV-së në Kamenicë, Bajram Mavriqi.

Muhabet i mirë nëpër kafene me Mavriqin duket se shtruan rrugën që organizata “Proactive” te fitojë subvencionet.



E krejt këto e kanë demoralizuar një artiste nga Kamenica.

Besa Mehmeti, piktore, ka reaguar në Facebook për punën e ndarjes së subvencioneve nga ana e komunës së Kamenicës.

Në shkrimin e saj, Mehmeti thotë se një veprim i tillë i autoriteteve komunale e ka dëshpëruar thellë.

“Grantet/ Fondet me sa duket kanë qenë të ndara vetëm për: Halla, Daje, Teze, Kunata e Dhandur, e asnjë nuk kishte mbetë për Organizatat e reja në veprim. Ky është një MJERIM!! Definitivisht një DEMOTIVIM nga gjithçka që tenton dhe pretendon ta arrish dhe zhvillosh kudo në Kosovë”, shkroi Mehmeti në profilin e saj në Facebook.

“Gjithashtu një falënderim i veçantë i takon dy kryetarëve në takimet formale që kemi pasë e për premtimet qe na kanë dhënë në mbështetje si Organizatë e re që jemi, Z. Kadri Rahimaj dhe Z. Alban Hyseni.J u faleminderit per demotivimin!”, shkroi tutje Mehmeti.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D3215547982060535%26id%3D100008160930988&show_text=true&width=500

Kujtojmë që ditë më parë Gazeta Nacionale raportoi për ndarjet e subvencioneve në komunën e Gjilanit, të cilat po ashtu u përcollën me shumë probleme.

Në listën e publikuar nga kjo komunë, që udhëhiqet po ashtu nga VV, figuronin emrat e familjarëve të Enkelejda Arifit, zyrtare e partisë në pushtet.

Siç raportoi Gazeta Nacionale, Blendi Arifi, djali i zyrtares së VV-së dhe ish-kandidates për deputete në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, nga kjo ndarje e mjeteve financiare ka përfituar saktësisht 1200 €. Këto para i përfitoi në emër të projektit: Emigrantët.

Edhe kunati i këngëtares Muhametali Arifi ishte një nga përfituesit. Madje shuma që fitoi ky i fundit, ishte shumë më e madhe.

Siç edhe mund ta shihni në foton e mësipërme, në vendin e tetë renditet përfituesja: “Trupa Artistike Muzikore”. Kjo OJQ, për ndonjë ‘projekt’ rreth Ditës së Çlirimit të Gjilanit, e zvogëloi për 6352 € buxhetin e komunës.

E dy ditë pas raportimit të Nacionales, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, shkarkoi komisionin që u dha projekte familjarëve të zyrtares së VV-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close