Konfirmohet: Adem Hoxha do ta bëj baxhanakun e tij zv. ministër
Kreu i partisë së goranëve, Adem Hoxha, ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti. Ata janë dakorduar për votën për Presidenten e Kosovës. Në këmbim të votës, Adem Hoxha do ta bëj “baxhanakun” e tij në postin e zv. ministrit.
Ky takim ka sjellë edhe një marrëveshje mes tyre, që siguron pjesëmarrjen e tij në seancën për zgjedhjen e presidentit, dhe votën e 80 që të konsiderohet raundi i pare i suksesshëm.
Adem Hoxha e ka konfirmuar për Reporteri.net se do të marrë pjesë në seancë.
“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, ka thënë Hoxha shkurt për Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar nga burimet brenda parisë së Hoxhës, se në takimin e zhvilluar sot Kurti i ka kërkuar Hoxhës të marrë pjesë në votim.