“Konfirmohet manipulimi i provave”, reagon Trump: Jack Smith duhet të arrestohet, ai është një kriminel
Richard Grenell dhe djali i Donald Trump, Donald Trump Jr, kanë shkruar e folur për skandalin e madh në të cilin është përfshirë ish-kryeprokurori i Hagës, Jack Smith.
Sipas Richard Grenell, ka pretendime dhe incizime që dëshmojnë se si Jack Smith ka marrë 16 milionë euro nga dy oligarkë rusë dhe ka krijuar dëshmitarë të rremë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi. Jack Smith përpos që manipuloi provat ndaj Hashim Thaçit, tanimë në SHBA është konfirmuar se ai ka manipuluar edhe një pjesë të provave në gjykimin ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Pas publikimit të këtij lajmi, plasi një bombë tjetër mediatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekipi i Jack Smith pranoi publikisht se provat kryesore në çështjen Trump janë manipuluar.
Pas zbulimit të këtij skandali, ka reaguar ashpër ish-presidenti, Donald Trump.
Ish-presidenti Donald Trump ka kërkuar që këshilltari special Jack Smith të arrestohet pasi prokurorët federalë thanë se disa prova në çështjen e dokumenteve të klasifikuara Mar-a-Lago nuk janë më në formën e tyre “origjinale dhe të paprekura”.
“Arrestone Jack Smith-in. Ai është një kriminel,” shkroi Trump me shkronja të mëdha në Truth Social.
https://www.newsmax.com/amp/politics/donald-trump-classified-documents-jack-smith/2024/05/05/id/1163562/
“Dëshmitarë të rremë e miliona euro nga rusët”, këta janë disa nga akuzat të cilat i ka theksuar Richard Grenell e i ka shpërndarë edhe djali i ish-presidentit Trump në llogarinë X. Kështu po përshkruhet procesi i montuar ndaj ish-presidentit Thaçi në Hagë.
Së fundmi ai ka shkruar se “Le të jemi të qartë: Jack Smith akuzohet për ndërhyrje të provave, marrje dëshmish, ryshfet dhe korrupsion… Dhe kjo është në hetimin e Presidentit të Kosovës 3 vjet më parë kur Jack Smith punonte në Hagë”.