fbpx
Lajme

Dokument i deklasifikuar: Ish-kryeministri i Izraelit në mbrojtje të Kosovës në vitin 1999

Ehud Barak ishte njëri nga personalitetet më të rëndësishme izraelite. Ai ushtroi funksionet kryesore shtetërore në Izrael. Nga pozita e Ministrit të Jashtëm e Mbrojtjes e më pastaj edhe Kryeministër i Izraelit, nga korriku i vitit 1999 deri në mars 2001.

Në dokumentet e deklasifikuara është zbardhur edhe letra e Ehud Barak e datës 4 prill 1999, drejtuar presidentit Bill Clinton për çështjen e Kosovës. Ehud Barak pak muaj më vonë do të bëhej Kryeministër i Izraelit.

Spastrimi etnik në Kosovë, atij ia ka kujtuar Holokaustin.

Demokracia.com sjell letrën, ku Ehud Barak i shpreh shqetësimin tij të thellë presidentit Clinton për refugjatët që iknin nga Kosova e shkatërruar nga lufta.

Letra e plotë Ehud Barak:

I nderuari President Clinton,

dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast gjatë Pashkës sonë, festës që simbolizon lirinë, për t’ju përcjellë vlerësimin dhe respektin tim të thellë për lidershipin dhe vendosmërinë që po shfaqni në krizën e Kosovës.

Është një krizë sfiduese dhe e pasigurt e politikës së jashtme që ju e keni menaxhuar në mënyrë mbresëlënëse përballë dyshimeve dhe kritikave. Në të vërtetë, ju keni treguar se Aksionet e Bashkuara janë kombi i domosdoshëm, i përkushtuar për të udhëhequr botën demokratike në mbrojtje të të dobtëve, të dëshpëruarve dhe të shpronësuarve.

Dëshiroj, zoti President, t’ju shpreh shqetësimin tim të thellë për refugjatët që ikin nga Kosova e shkatërruar nga lufta. Ideja e “spastrimit etnik”, ekzekutimeve masive dhe spektakleve të tjera të tmerrshme të së kaluarës janë veçanërisht të tmerrshme për ne, si hebrenj, që kemi ndërtuar një vend nga mbetjet dhe rrënojat e Holokaustit. Unë besoj, zoti President, përkushtimi juaj i paepur ndaj asaj që është e drejtë do të vazhdojë t’ju udhëheqë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close