Me datë 26 prill 2019, Universiteti “Kadri Zeka” kishte shpallur Konkurs Publik, ku ndër pozitat e shpallura ishin edhe ato si; Zyrtar për Mësim dhe Asistente Administrative.
Emrat e 2 të pranuarëve diheshin ende pa u shpallur formalisht Konkursi Publik. Kandidatëve të caktuar u është përshtatur edhe Konkursi në segmente të caktuara.
Lexoni detajet dhe hulumtimin tonë në ditën kur ishte publikuar konkursi: http://www.epilogu.com/eksluzive-shpallet-konkurs-ne-universitetin-kadri-zeka-ndersa-emrat-e-te-pranuareve-dihen-paraprakisht/?fbclid=IwAR0JQBw5ybqj4mqmI_Yore5aJIuyPMKpGgio2BC7fxAjmf3szzaVC2QL4ZM
Pikërisht atë ditë, por edhe më herët redaksia jonë nëpërmjet burimeve të saj kishte arritur t’i siguronte informacionet se Konkursi në fjalë ishte vetëm formalitet dhe farsë, sepse emrat e të pranuarëve ishin përzgjedhur ende pa u shpallur Konkursi.
Ashtu edhe ndodhi. Sot janë publikuar emrat e të pranuarëve, dhe si kandidatë të suksesshëm në procedurën e rekrutimit janë përzgjedhur edhe miku i Rekrorit Kosumi z. Xhevat Bektashi, i cili ishte Shef i Kabinetit të z. Bajram Kosumi në kohën sa ky i fundit ishte Kryeministër.
Gjithashtu, rrokadë taktike është bërë edhe me pozitën e znj. Arlinda Hasani. Kjo e fundit pavarësisht se ishte punësuar si Zyrtare e Prokurimit me Kontratë mbi Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, tani kaloi dhe u punësua me kontratë të rregullt në pozitën Asistente Administrative.
Prapaskenat dhe orkestrimet, por edhe paralajmërimet tona rreth këtij Konkursi mund t’i gjeni tek hulumtimi jonë. Po thuajse në të gjitha rastet, Konkurset në Universitetin “Kadri Zeka” shpallen vetëm formalisht, ndërsa emrat e të pranuarëve dihen shumë kohë pa u shpallur Konkursi. /epilogu/