Gjatë ditës së sotme, gazetari Berat Buzhala ka publikuar një video ku shihet njeriu i dytë i Vetëvendosjes z. Glauk Konjufca duke thënë se nuk pajtohem me z. Albin Kurti sa i përket Baton Haxhiut.
Sipas z. Konjufca – Baton Haxhiu nuk është njeri i Stanishiqit, duke treguar se ai shpesh pas emisionit në Klan Kosova – sa e drejtonte Baton Haxhiu, pinte kafe me të.
Kryeministri Kurti në shumë deklarata të tij, ju ka referuar z. Baton Haxhiu si njeri i Stanishiqit (Ish Shef i Shërbimit Sekret Serb).
Nuk pajtohna me Batonin ne plot gjana, shume ma shume nuk pajtohna se sa pajtohna, ama ne rastin konkret pajtohna me Glaukun. Nuk e besoj qe eshte e ndershme, e as sakte, qe te goditet nje person qe nuk eshte votuar per te keqijat qe i ndodhin vendit. Vec figurat me prirje autoritare piketojne figura jopopullore, sic eshte rasti me Haxhiun, per te perfituar politikisht. Bie fjala nazistet, e besa edhe stalinistet, i fajesonin hebrenjte per problemet e shoqerive te tyre. Politikanet sikur puna e Kurtit duhet te merren thjesht dhe vetem me politikanet, me ata qe kerkojne vota. Gazetaria eshte dhe duhet te jete e pavarur nga politika pa marre parasysh sa e keqe eshte. Gazetaria eshte veterregulluese. Jemi ne gazetaret qe na lejohet qe te shahemi dhe ofendohemi me njeri tjetrin. E di qe ndoshta nuk i sjelli dobi politike Glaukut, ama mu me pelqen si politikan.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok