Konkurs masiv në Universitetin “Kadri Zeka”, për staf të angazhuar akademik kërkohen 66 persona
Senati i Universitetit “Kadri Zeka”, në mbledhjen e sotit, respektivisht të datës 14 shtator 2018, ka marrë vendim që të shpallë Konkurs për staf të angazhuar akademik, për semestrin dimëror dhe atë veror.
Në Konkursin i cili është publikuar në webfaqen zyrtare të Universitetit, shihet se Universiteti “Kadri Zeka”, ka nevojë emërgjente për Staf të Angazhuar. 66 pozita janë shpallur në këtë Konkurs, përfshirë 22 në fakultetin e edukimit, 20 në fakultetin juridik, 16 në fakultetin ekonomik, si dhe 8 në fakultetin e shkencave kompjuterike.
Konkursi në fjalë; https://www.uni-gjilan.net/wp-content/uploads/2018/09/Konkursi-per-angazhim-M-2018-2019-finale.pdf
Gjithashtu, disa nga pozitat e shpallura për staf të angazhuar janë shpallur edhe në Konkursin e datës 1 qershor të vitit 2018, për staf të rregullt akademik. Procesi nga ai moment siç duket ende nuk ka përfunduar. Fillimisht ishin shpallur 16 pozita për staf të rregullt, e pastaj janë anuluar 5 pozita. Pavarësisht që kanë kaluar mbi 3 muaj, procesi ende nuk është finalizuar. Burimet tona brenda Universitetit tregojnë se ka mosmarrëveshje brenda personave të caktuar për disa nga pozitat.
Në bazë të kësaj dëshmohet jo stabiliteti i Universitetit në fjalë. Përgjegjës padyshim që janë udhëheqësit e Universitetit, në krye me z. Bajram Kosumi.
Konkurset janë duke u monitoruar dhe fenomeni i publikuar nga televizioni T7, rreth nepotizmit në këtë Universitet duhet të stopohet. /epilogu/