fbpx
LajmeSport

Kosova mbi 3 anëtarët e përhershme të këshillit të sigurimit

Pavarësisht se Rusia, Britania e Madhe dhe Franca janë 3 nga shtetet kryesore dhe më të zhvilluara në botë, Kosova e prezantuar nga e arta Majlinda Kelmendi, po qëndron mbi flamujt e tyre.

Treshja e përhershme Këshillit të Sigurimit, në raport me Majlinda Kelmendin është vetëm e përkohshme, sepse Majlinda me punën e saj po del të jetë e përhershme në sport.

Gjithashtu, Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka në një prononcim për RTK, është shprehur shumë i lumtur me suksesin e Majlinda Kelmendit.

Majlinda rrëmbeu medaljen e artë në Lojërat Evropian “Minsk2019”.

Kuka tha se kjo fitore e Majlindës dëshmoi se xhudistja jonë është një sportiste e jashtëzakonshme.

“Qëllimi jonë është që në çdo garë të fitojmë medalje. Majlinda Kelmendi na mrekulloi me medaljen e artë si kampione evropiane. Majlinda e konfirmoi se është sportistë e jashtëzakonshme, e mbi të gjithat shqiptare e jashtëzakonshme”, tha Kuka.

“E mira e gjithë kësaj është se e ka mundur një garuese ruse dhe kjo është e mira e gjithë kësaj”, theksoi ai.

Kuka shpreson se edhe Nora Gjakova do ta fitojë medaljen e artë. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close