Kraja: Libri i Buxhovit, në shërbim të Serbisë
Akademiku Mehmet Kraja, në “Zonën e Debatit” të “Klan Kosovës”, kishte kritikuar vite më parë Jusuf Buxhovin.Në debatin për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke iu përgjigjur kritikave të shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi për Akademinë – kritika të bëra bërë në të njëjtin emision – Kraja kishte thënë se Buxhovi nuk është historian dhe se libri i tij i fundit për historinë e Kosovës është shkruar me diletantizmin më të madh.Duke iu përgjigjur kritikave të Buxhovit se ASHAK-u nuk ka reaguar ndaj akuzave të akademisë serbe, ka thënë se Buxhovi as që ka ditur ta lexojë atë reagim.Mehmet Kraja, e cilësoi historian diletant, dhe librin e tij “Historia e Kosovës” në shërbim të akademisë serbe, për këtë kishte reaguar autori i librit Jusuf Buxhovi.Në një reagim të tijin të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Buxhovi thotë se edhe Kraja hynë në vallen e Akademisë Serbe, e cila më parë kishte hedhur akuza në drejtim të librit të tij.“Gjuhës pamfletiste kundër ‘Kosovës’, të bërë nga kryetari i ASHAK-së me rastin e Vidovdanit, më në fund, sipas detyrës, iu bashkua edhe ‘akademik’ Kraja”, shkruan Buxhovi. “Vërtet më vjen keq për gjendjen në të cilën ka rënë ‘akademiku’ ynë dhe sejmenët e tij, që nuk po tregojnë pos që janë të detyruar të hynë në vallen e Akademisë Serbe, jo vetëm duke mos punuar asgjë, por për më tepër, duke bërë përpjekje t’i pengojnë ata që punojnë!”, ka shkruar Buxhovi. /Telegrafi/