fbpx
Lajme

Krasniqi: Kur më arrestoi RENEA, erdh Fatmir Haklaj, ishin t’u vra mes vete, armët i bënë gati

Në Amerikë cilësohet si një trafikantë armësh, krejt kjo për faktin se Florin Krasniqi ishte nga furnizuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me armatim.

Ai për Demos ka treguar për arrestimin e tij dhe disa furnizuesve të UÇK-së, dhe tentim përleshjen e Fatmir Haklajt me njësinë speciale RENEA.

“Neve, jo me na lidhë duart po me na arrestu, po kur u ndalë trageti u kanë edhe vëllai i Adrian Krasniqit dhe një grup tjerë dhe na kanë dërgu deri në Bajram Curr. OSBE ishte në anije, na qojshim armatim e ata na shifshin, tash policia shqiptare u dufke me na arrestu neve me ju thanë atyne qyre i ndalëm. Kur shkojmë në degë atje, ishin ardhë njësia speciale prej Tirane – RENEA, na arrestun e na dërgun në degë”, tregon Florin Krasniqi.

Më tutje ai tregon se “Na dërgojnë në degë e del Fatmir Haklaj me ata dhe ju thotë “qysh mi keni arrestu, këta janë patriota, ishin t’u vra vetmeveti. Unë ju thash kadale kadale, kërkush nuk na ka arrestu, pritni deri në mbrëmje kur të kthehet OSBE, na jemi këtu, armatimin nuk na ka marrë kërkush, kërkush nuk na ka nguc, dashtën me u vra policët e Bajam Currit me RENEA-n në degë, i përgaditën armatimin me u vra vetmeveti. Këta RENEA ishin ardhë me maska, shteti i kish pru me ndalë armatimin se e kish presionin ndërkombëtar. Policët e Bajram Currit, ishin lidhje familjare, ne i njifshm me emër e mbiemër, ata ishin në dispozicion të UÇK-së. Ata lypshin me ardhë në luftë në Kosovë. U dufke me i ulë gjakrat, s’ka nevojë për nxitim, se shqiptarët nxehen shpejtë“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close