fbpx
Lajme

Buzhala paralajmëron publikimin e përgjimit / biseda mes kriminelit Radojçiq dhe Mimoza Kusarit

Berat Buzhala

Biseda Mimoza Kusari – Milan Radojcic

Pak a shume para nje viti i kam publiku bisedat e Mimoza Kusarit me Slavko Simicin, ku deshmohej kordinimi i LVV’se me Listen Serbe.

Ne anen tjeter aty flitej edhe per bisedat ose biseden e Mimozes me Milan Radojcicin, udheheqesin de facto te Listes Serbe, por qe gjithashtu, ne ate kohe kur behej biseda, ishte edhe ne listen e Zeze te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kur eshte pyetur per biseden me Milanin, Mimoza ka deklaruar qe ate bisede e ka zhvilluar ne gjuhen shqipe dhe se sipas saj, Milani ishte kyçur ne bisede papritur, kur kjo ishte duke biseduar me Slavkon.

Ne nje material qe une e posedoj kjo gje nuk qendron. Mimoza bisedon serbisht me Milanin, kurse, gjithashtu, duket qe ajo e din qe do te flas me Milanin ate dite.

Une javen e kaluar i kam derguar pyetje Mimozes, edhe ne email edhe ne Whatsapp, por nuk me eshte pergjigjur. Qysh thote populli “ma ka lane seen”.

Per kete material qe une e posedoj, i kam pyetur dy sherbime forenzike per audio materiale, qe te dyjat me kane thene qe materiali eshte origjinal.

Une e kam ftu Mimozen me ardhe ne interviste dhe me e degju bashke biseden, e cila nuk eshte e gjate. Biseda ndoshta eshte e gjate, por mu me eshte dhene prej burimeve vec nje pjese e saj. Pra, me eshte dhene pjesa qe e demanton Mimozen, per ato cfare kishte thene ajo rreth bisedes me Milanin.

Une ne asnje moment nuk e fajesoj Mimozen per kete bisede. Ajo aty nuk ka bisedu si individ, as per pune private, por si perfaqesuese e partise ne pushtet.

Pra, asnje militant partiak, as askush, nuk duhet qe me e targetu Mimozen personalisht per biseden. Keto jane ceshtje politike kolektive. LVV ka kryetar dhe ka struktura.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close