Sonte do të mbahet balloja e 242-të e Marinës Amerikane, ku do të marrin pjesë fytyrat e njohura të vendit.
Në mesin e të ftuarve padyshim që është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëhorten e tij, Anita Muçaj-Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Anita në profilin e saj në Instagram ka publikuar foto para nisjes në aheng. Ajo në një foto shihet me Ramushin, i cili është i veshur me një kostum elegant, të cilin e ka përshtatur me fustanin e Anitës.
Derisa Anita në një foto tjetër ka treguar se kush është kujdesur për fustanin e saj, flokët dhe grimin.