fbpx
Lajme

Lista Serbe refuzon ndihmën nga Kosova: Shteti ynë Serbia na jep më shumë

Deputetët e Listës Serbe e kanë falënderuar përmes një komunikate shtetin e Serbisë për ndihmat që ua ka bërë, derisa kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga 100 euro sa iu kishin ofruar nga buxheti i Serbisë.“Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim për media.

Tutje, nga Lista Serbe kanë falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq për të cilin kanë shkruar se në këtë krizë që është shkaktuar nga pandemia ka treguar shqetësim të vecantë për shëndetin e qytetarëve serb në Kosovë.

“Me këtë rast, falënderojmë shtetin tonë dhe Presidentin Aleksandar Vucic, i cili, në këtë krizë të shkaktuar nga pandemia, kanë treguar shqetësim të veçantë për shëndetin e qytetarëve tanë në Kosovë dhe Metohi dhe për forcimin e institucioneve tona”, thuhet në njoftim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close