fbpx
Lajme

Kryetari i LPK-së: Adem Jashari, Sami Lushtaku dhe Ilaz Kodra kërkuan që t’i marrin përsipër aksionet e UÇK-së

Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami, në njërën nga intervistat e tij të rralla në emisionin “Pa Rrotlla”, kishte folur edhe për themelimin e UÇK-së dhe aksionet e para. Ish Kryetari i LPK-së z. Bedri Islami tregoi se komandanti legjendar Adem Jashari, Sami Lushtaku dhe Ilaz Kodra kërkuan që t’i marrin përsipër aksionet e UÇK-së

Ai tregoi se Adem Jashari bisedoi me Ramadan Avdiun dhe i tha që ne jemi në gjendje çdo javë ta kryejmë nga një aksion por dikush duhet t’i marr përsipër, duhet t’i dal zot dikush këtyre aksioneve.

Bedri Islami tregoi edhe për rolin e Hashim Thaçit në UÇK. Ai kishte thënë se Thaçi në mbledhjen e Kërçovës kishte thënë se rruga paqësore me Serbinë duhet të marrë fund dhe duhet të filloi organizimi i luftës së armatosur. Sipas tij atë kohë ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti.

Sipas ish kreut të LPK-së z. Bedri Islami, z. Thaçi i ndërtoi edhe strukturat e UÇK-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close