fbpx
Lajme

Kudisi Lama: Tahir Zemaj ua mori armët katundarëve nëpër shtëpia dhe ua dërgoj serbëve

Gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997-1999) Kudisi Lama ka qenë komandant i Divizionit të Kukësit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ne po ju sjellim në rrëfim të tij shumë interesant për periudhën e luftës. Ai këtë intervistë e kishte dhënë për emisionin “Pa Rrotlla”.

Gjeneral Kudusi gjatë invervistës thotë se “Tahir Zemaj ua mori armët me karroca katundarëve të tij dhe ua dërgojë policisë serbe, ndoshta djemtë ishin vrarë për ato pushkët dhe ky ua mori”

Ai gjithashtu ka akuzuar Ramush Haradinajn se përse ia lëshoi pozitën e Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit z. Tahir Zemaj. Sipas Kudusi Lama në ushtri s’ka vota por ka emërime dhe Ramushin e kishte emëruar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Poashtu, Kudusi Lama kritikoi edhe të ndjerin Tahir Zemaj, sepse sipas tij një ditë doli në një video duke thënë se ne po luftojmë nga frontet e luftës dhe të nesërmen u dekorua nga Ahmet Krasniqi dhe sipas tij edhe inqizimi kinse nga frontet e luftës ishte bërë në Tiranë dhe kjo ishte e papranueshme sepse një njeri s’mund të jetë në të njejtën kohë në dy vende.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=DuV4Xunl31M min 40 dhe 1:15

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close