fbpx
Lajme

“Qeveria e Kosovës atëkohë i ka ndihmuar vrasësit të Ali Ukajt me dal nga burgu”

Shumë është folur e përfolur për gazetarin e vrarë në Shqipëri z. Ali Ukaj. Një gjë që tashmë dihet është se djali i axhës së tij Selman Ukaj e ka vrarë atë dhe ky i fundit ishte në gjendje të dehur.

Xhavit Haliti ka treguar detja interesante për këtë rast duke thënë se “djali i mixhës së tij e ka vrarë Ali Ukajn. Sa ka nejtë Selmani në burg pas vrasjes, i ka ndihmu Qeveria e Kosovës me dalë prej burgut, ka qenë i angazhuar dikush prej tyne dhe e kanë çu në psikiatri në Elbasan dhe kur janë ba këto rrëmujat është dalë prej burgut. Unë e kisha shok edhe Ali Ukajn edhe Selmanin, Aliu ishte i lëndum me shishe dhe me “shtrafcigera a si i thojnë”, Selmanin unë e njoh shumë mirë e ai kur pike (alkool) e hupke vetëdijen, edhe ka qenë grindavec edhe në tavolinë të tij kur ka qenë“.

Thaçi kishte thënë se ish-cimeri i tij Ali Ukaj disa ditë para vrasjes pretendonte se kishte zbuluar vrasjen e atdhetarit Remzi Hoxha.

“Sipas Aliut, Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të fshehtë mes Sali Berishës, Sllobodan Millosheviqit dhe Kiro Glogorovit në Ohër. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte kidnapuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut çonte direkt tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës”.

Thaçi thotë se Ali Ukaj ishte në dijeni edhe për vizitat e Arkanit dhe Legias në Tiranë.



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close