fbpx
Lajme

Hipokrizia Gjinovcit, e përshëndeti marrëveshjen për të cilën ishte arrestuar “brutalisht”

Më 3 shtator 2011, Rron Gjinovci dhe dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin dalë për ta “pritur” zëvendëskryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, e cila po kthehej nga Brukseli pas dialogimit të disa marrëveshjeve me Serbinë.

Qëllimi i aktivistëve të Vetëvendosjes ishte që ta bllokonin zëvendëskryeministren dhe koncesionet, që “ajo po i sillte në Kosovë nga dialogu me Serbinë”.

Sipas Vetëvendosjes, aktivistët e saj “kishin hedhur domate të kalbura në drejtim të veturës së zëvendëskryeministres për ta simbolizuar kështu efektin që marrëveshjet e Editës i shkaktojnë shtetësisë së Kosovës – ato po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës”, shkruan Demokracia.com.

Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për të shpërndarë aktivistët e Vetëvendosjes dhe me këtë rast kishte arrestuar 35 prej tyre. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe komentuesi i sotëm në rrjete sociale, që dikur hapur ishte aktivist i flaktë i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci. Vetëvendosje u ankua se ndërhyrja e Policisë ishte brutale.

Kjo protestë e Vetëvendosjes ishte mbajtur vetëm dy muaj pasi në Bruksel ishte arritur marrëveshja për Lëvizjen e Lirë, të cilën kjo parti e konsideronte si nënshtrim të Kosovës ndaj Serbisë. Sipas partisë së Albin Kurtit, këto marrëveshje po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës.

Por, pavarësisht këtij kundërshtimi të ashpër, të shtunën në pasditen e 27 gushtit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së janë dakorduar për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më parë për lëvizjen e lirë, e cila vazhdon të mos zbatohet plotësisht edhe pas kësaj pajtueshmërie. Kjo marrëveshje, u konsiderua si sukses i jashtëzakonshëm nga subjekti politik, Vetëvendosje.

Në mesin e atyre që e mbështetën këtë dakordim mes palëve ishte edhe Rron Gjinovci, i cili ishte arrestuar duke protestuar kundër marrëveshjeve që vinin nga Brukseli.

“Bravo Bini, kogja po din në negociata”, ka shkruar Gjinovci pas njoftimit për marrëveshjen.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close