“Trupat e Fehmiut dhe Xhevës ishin afër pozicioneve serbe, Samiu i tha Nurës unë po shkoj e ju kthehuni në Prekaz”
Komandanti i Zonës Operative të Drenicës gjatë viteve të luftës z. Sami Lushtaku kishte treguar detaje të pathëna për raportet, strategjinë dhe luftimet që ndodhën bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin në një emision në RTK.
Ai tregoi se kishin marrë informacione për një ofanzivë të madhe të ushtrisë serbe në rajonin e Drenicës.
“Jemi takuar bashkë me Fehmiun dhe Nuredin Lushtakun dhe kemi biseduar 7-8 orë. Në fund u dakorduam që ne ta mbajmë pozicionin në Prekaz, ndërsa Fehmiu ka ana e Drenasit, sepse ofenziva e shtatorit ishte nga më të rëndat dhe zgjati tri ditë”.
Pas ofanzivës z. Lushtaku tregon se “jemi nisur bashkë me Nuredin Lushtakun, Fadilin e Zenunin në fshatin Gradicë ku kishim informacione që është babai i Fehmi Lladrovcit sepse kishmi marr informacione të ndryshme rreth ofanzivës”.
Më tutje Lushtaku tregon se “Baci Tushë na dha lajmin që Fehmi Lladrovci është vra dhe e kemi ngushëllu e na ka përqafu e na ka dhanë zemër që ne të vazhdojmë rrugën e tij, pastaj thirri Ramiz Lladrovci nga Shqipëria në telefon dhe tha që ne me çdo kusht t’i nxjerrim kufomat”. Pastaj “më duket një ose dy ushtarë kanë shpëtuar nga ajo betejë dhe pastaj na kanë rrëfyer ngjarjen komplet”.
“Babai i Fehmi Lladrovcit kishte vetëm një dëshirë atë kohë që t’i nxjerrin kufomat, dhe unë kam kërku që Nura, Fadili dhe Zenuni të ikin në Prekaz, sepse kufomat ishin shumë afër me pozicionet serbe, por Nura dhe Fadili nuk kanë dashur në asnjë mënyrë që të shkojnë, por që të vijnë me mu, poashtu edhe vëllau i Xhevës, e poashtu ishte edhe një kusheri i Ramizit, Sabit Lladrovci. Të tjerët nuk po më kujtohen. Ne shkuam i nxjerrëm kufomat, Fehmiu ashtu siç ishte, e kam shpluar e paluar, edhe Xhevën e Fatimet, por nuk ishte moment aspak i lehtë për mu.
Ai tregoi se gjatë luftimeve, Fehmiu ishte plagosur rëndë dhe i kishte thënë Xhevës të largohet, por ajo i kishte thënë bashkë kemi ardhur dhe bashkë do të shkojmë në atë dynja.