fbpx
Lajme

Kurti 2019: Kompaninë GENex e ka ndërtuar UDB-ja, Fazliqi bash vëlla të nanës, dajë e ka Stanishiqin (ish shef i UDB)

Komapnia sllovene GEN është ajo për të cilën cila mediat në Slloveni kanë raportuar se ambasadori Martin Berishaj i kishte marrë mbi 600 mijë euro. Prapa degës së kësaj kompanie në Serbi, është raportuar se qëndron një mafi energjetike që përfshin biznesmenë si Vuk Hamoviq e Damir Fazliq. Për këtë strukturë mafioze të energjisë, po del se ka qenë mirë i njoftuar edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për një kompani Genex, mafinë energjetike dhe personat e përfshirë në monopol të rrymës në Ballkan, kishte folur gjërë e gjatë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në emision Pressing në T7, saktësisht më datë 25 prill 2019, Kurti tregon për disa rrëfime që kishte marrë në Bosnje për këtë kompani. Madje, ai thoshte se kompaninë Genex e ka themeluar Sllobodan Millosheviq.

Në katër luftërat ku ka marrë pjesë Serbia e ka pasur njeriun kryesor Jovica Stanishiqin, aty është problemi. Një njeri super i fuqishëm dhe njeri i afërt me Millosheviqin, kasapin e Ballkanit. Dhe i cili e ka formuar një parti, tri formacione paramilitare, dhe një ndërmarrje ekonomike. Formacionet paramilitare janë tigrat e Arkanit, beretat e kuqe dhe skorpionët, në të gjitha lufëtrat kanë kryer krime, sepse ka qenë në interes të shërbimit sekret që të mos fajësohet ushtria”, tregonte fillimisht Kurti.

Partia Radikale Serbe me kryetar dikur Sheshelin e sot Vuçiqin është formuar prej Stanishiqit, që Millosheviqi të jetë më i relaksuar në takimet me Hoolbroken. Ka qenë një kompani, ndërmarrje që e kanë quajtur GEN-ex. Atë e ka ndërtuar UDB-ja, sepse pasi e kanë parë që po kalojnë prej socializmit vetqeverisës në ekonomi të tregut të lirë, kanë thënë edhe këtu duhet të depërtojmë të parët edhe e kanë themeluar GEN-exin. Shumë prej strukturave kriminale sot janë ekonomike. Psh mafia energjetike në Ballkan. Edhe në atë kompaninë GEN-ex që prej këtyre miqve të mi që janë veteranë të luftës nga ana e boshnjakëve, prej atyre kam kuptuar këto gjëra”, tregonte Kurti, raporton gazeta Nacionale.

Në këtë intervistë Kurti flet edhe për Damir Fazliq e Vuk Hamoviq, për të cilët gazeta Nacionale raportoi mbrëmë, se kanë lidhje me mafinë energjetike në Ballkan. Saktësisht dega e kompanisë GEN në Serbi.

“Në atë kohë, më kanë njoftuar disa njerëz shumë interesant. Damir Fazliqi dhe Vuk Hamoviqi. Vuk Hamoviqi është i kompanisë EFT e cila ndërshqiptar është e famshme që i fiton tenderat në tregun energjetik eksport-import, kjo është mafi energjetike. Dhe Damir Fazliqi i Rudnap që ishte në Këshill të Lartë të Sigurisë. Ky Fazliqi bash vëlla të nanës, dajë e ka Stanishiqin. Në këtë kompaninë EFT që fiton tenderët edhe në Kosovë e Shqipëri, është bashkë me Hamoviqin që e kanë regjistruar atë në Londër, është edhe djali i Rankoviqit, Aleksandër Rankoviqit. Kjo është e tmerrshme. Unë nuk besoja kur i dëgjoja ata”, tregonte Kurti.

Në Plenumin e Brioneve në 1966 kur Titoja i heq qafe Rankoiviqn, në mesin e atyre që i kanë shkarkuar është edhe shefi i shtatmadhërisë së armatës popoullore të Jugosllavisë aso kohe,  i cili është baba i Vuk Hamoviqit. Është e vlefshme të dihet sepse kur e ka marrë Millosheviqi pushtetin, dhe ka filluar Serbia që e kishte krijuar Jugsollavinë, për ta bërë Jugosllavinë Serbi të Madhe fillon procesi në vitet e 90-ta dhe e kthen komplet plejadën e atyre që e ka shkarkuar në Plenumin e Brioneve. Dhe klika e Rankoviqit dhe fëmijët me pasardhësit e tyre vijnë në pushtet, ja ku i ki edhe sot”, shtonte Kurti.

Megjithatë, tash kryeministri Kurti e ka mbrojtur amabasdorin Martin Berishaj të përfshirë në këtë skandal me kompaninë që dikur thoshte se e ka themeluar Millosheviqi me shokë. Kurti ka thënë se i beson ambasadorit.

KUSH JANË FAZLIQ E HAMOVIQ?

Kompania sllovene GEN është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjisë elektrike. Dega e saj më e madhe është në Beograd, nga ku ka dyshime se Martin Berishaj ka marrë pjesën më të madhe të fondeve. Kjo firmë së bashku me EFT-në, pronë e Vuk Hamoviç, si dhe Vojin Lazareviç, kanë përfituar qindra miliona euro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet tjera të rajonit ndër vite.

Të tri firmat kanë një të përbashkët dhe pas tyre është sekret publik që fshihet Damir Fazliqi. GEN është pjesë kyqe e “mafisë energjetike serbe” të cilën e udhëhoqën Vojin Lazareviq dhe Damir Fazliq.

Kosova dhe jo vetëm, vite me radhë ka qenë e detyruar të blejë rrymë nga ta e shantazhuar përmes lidhjeve ndërkombëtare të transmisionit. Nga ky shantazh i është ofruar mundësia të lirohet tek pas ndërtimit të linjës me Shqipërinë.

Për këto ka shkruar edhe gazetari e analisti Astrit Gashi në rrjetin social facebook. “Për ‘mafinë energjetike’ serbe në Ballkan pata shkruar fillimisht diku në fillim të 2000’tave në Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 në favor të territ. Qe nga ajo kohë nuk jam ndalur kurrë të shkruaj e flas per pavarësimin energjetik të Kosovës. Sot po ndihem i lënduar që edhe një shqiptar, një njeri që e kam konsideruar si të zotin e të mire, një ambasador i Kosovës, të perflitet në një skandal financiar në Slloveni që përfshinë edhe paratë e kësaj firme”, ka shkruar Gashi.

Lazareviq e Fazliq kishin krijuar një monopol të energjisë elektrike në Ballkan gati dy dekada më parë. Dy kompanitë që këta drejtonin kishin bërë monopol të rrjetit të rrymës në Bosnjë e Serbi. Shtetet e tjera si Kosova, kanë pasur munëdsi të blejnë rrymë në vende të tjera, por nuk ka pasur asnjë mundësi që energjia të rillet kah rrjeti serb, boshnjak madje edhe ai maqedon. Situatën e njëjtë, Kosova e përjetoi derisa u zgjidhë kjo problematikë në raport me Shqipërinë. Për këto skandale ku janë përfshirë biznesmenët serbë patën raportuar edhe mediat britanike.

LIDHJET ME SALI BERISHËN

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ishte raportuar se ka pasur lidhje të forta me biznesmenin Fazliq. Madje, kryeopozitari i një herë e një kohe, Edi Rama, e akuzonte Berishën se e ka bllokuar rrjetin për linjën e energjisë ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës. Reagimi i Ramës kishte ardhur pas raportimeve se djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, ishte takuar me përfaqësues të kompanive serbe të energjisë përfshirë Fazliqin e Hamoviqin.

Përveç djalit, disa media tjera ndërkombëtare kishin raportuar se vajza e Sali Berishës, ia kishte mundësuar Fazliqi blerjen e një toke në afërsi të portit të Durrësit në vlerë 10 euro, dyfish më pak se norma e tregut. Kjo zonë më pas, do të kthehej në burim investimi për biznesmenin serb të energjisë. Në vitin 2019, Fazliq dukej mjaft i interesuar për skenën politike në Shqipëri. Madje i kishte bërë thirrje Lulzim Bashës të largohet nga posti i kryetarit të PD-së, dhe duke e përkrahur Majlinda Bregun.

Damir Fazliq është nipi i Jovica Stanishiçit, ish-shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjate sundimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Jo më pak i përfshirë në monopolet me energjinë elektrike në Ballkanin Perëndimor është edhe Vuk Hamoviq. Emri i tij aktualisht shfaqet si njëri nga themeluesit e kompanisë EFT që merret me shtrirjen e energjisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Kjo kompani ishte krijuar në vitin 2000.

Kompania sllovene GEN-i e cila ka degën më të fortë në Serbi, është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjisë elektrike. Kjo firmë së bashku me EFT-në në pronë të Vuk Hamoviç dhe bashkë Vojin Lazareviç, kanë përfituar qindra miliona euro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet tjera të rajonit. /nacionale/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close