fbpx
Lajme

Profesori amerikan: Serbia synoi ta përdorte vrasjen e Dick Martyt kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

Profesori i Universitetit të New Yorkut, Alon Ben Meir, në një intervistë për gazetën Nacionale  ka thënë se Serbia me vrasjen eventuale të Dick Martyt, ka synuar të përfitojë në dëm të krerëve të UÇK-së që po mbahen të arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Meir e ka pranuar se gjykata është gjithnjë në shënjestër të kritikave, dhe akuzave për ndërhyrje politike.

Eksperti amerikan për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë subjekt i rritjes së tensioneve në rajon, si pasojë e luftës në Ukrainë. Meir ka theksuar se kryeministri i Kosovës, duhet të jetë më aktiv në dialogun me Serbinë, në kërkim të njohjes reciproke.

“Është e qartë se Serbia po përpiqet të përfitojë nga procedurat penale në Hagë kundër kosovarëve të akuzuar për krime lufte kundër serbëve gjatë luftës. Përpjekja e Serbisë për ta vrarë Dick Martyn është njëfarë mënyre cinike, në atë që derisa kosovarët po ekspozohen si të akuzuar për krime lufte, Serbia po dëshiron të ngrejë ende çështje kundër Kosovës duke e vrarë Martyn dhe duke e fajësuar Prishtinën për krimin”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close