Qeveria e shkarkuar nga 84 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte i ka marrë shumë vendime. Disa nga këto vendime kanë të bëjnë me shkarkime dhe emërime të bordeve të Ndërmarrjeve Publike.
Ballkani.info i posedon këto vendime të mbledhjes së 21-të të Qeverisë, e që janë në numër të madh.
Njëri vendim që është marrë në këtë mbledhje ka të bëjë me shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina”.