fbpx
Lajme

Kurti: Kemi forcuar rendin e ligjin, kemi zhvilluar ekonominë

Kryeministri Albin Kurti me rastin e 17 vjetorit të themelimit të Lëvizjes në mbledhjen e përbashkët me koordinatorët e qendrave ka folur për punën e Qeverisë.

Ai në këtë mbledhje ka thënë se qeveria e tij ka forcuar ligjin e zhvilluar ekonominë.

“Sot Republika e Kosovës sot ka një Qeveri që përveçse ka forcuar rendin e ligin për brenda, ka zhvilluar ekonominë e marrur masa për tejkalimin e krizës aktuale me çmime, ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në kuptimin e forcimit të subjektivitetit të Republikës tonë në aspektin e politikës së jashtme”.

“Takimet e fundit, vizitat e përfaqësuesëve tonë jashtë vendit, por dhe vizitat e përfaqësuesëve ndërkombëtar në vendin tonë, janë tregues i rëndësishëm i ngritjes së pazakontë të pozicionit tonë si shtet”.

“Rritja e sigurisë dhe rritja e investimeve kanë qenë fokusi i këtyre takimeve. Stabiliteti institucional e përkushtimi i Qeverisë për transformimin gjithsektorial në vendin tonë, padyshim se do sjellë rezultatet e zhvillimit të gjitmbarshëm të Republikës”, ka thënë Kurti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close