fbpx
Lajme

“Kurti me kriza dhe kaos bëri që BE të sjellë draft kaq të rëndë të Asociacionit”: Haxhiu i mllefosur me kryeministrin

Gazetari Baton Haxhiu në Pressing T7 është shprehur tejet i mllefosur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “agjent të kaosit” teksa ia ka atribuar fajësinë dhe përgjegjësin se pse drafti evropian i Asociacionut “është ky çfarë është” për të cilin tha se “është jashtëzakonisht problematik dhe shqetësues”.

Haxhiu tha se me draftin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Asociacioni do të ishte agjenci qeveritare “sikur AVUK-u” duke e vendosur në kundërpeshë me draftin evropian i cili “bëhet edhe palë e tretë”.

“Është i papranueshëm përmbajtësisht për Kosovën… Është problematik sepse opinioni kosovar as nuk është përgatitur”, ka thënë Haxhiu “i shqetësuar”.

E pse ka ardhur te një draft i tillë, Haxhiu tha për shkak të “Mashtrimit të madh të Albin Kurtit, dhe mungesa e sensit për të kuptuar se çfarë po ndodh në botë, dhe egoizmi i tij se gjoja do të dalë përtej kësaj, egotizëm primitiv si ky njeri s’ka me pas kurrë…se pse drafti i Bashkimit Evropian është kaq i rëndë në këtë moment; sepse ky ka bë lojën më të keqe me destabilizu rajonin bashkë me Vuçiqin, janë agjentët të krizës dhe kaosit; dhe e kemi këtë draft”.

“Rama çoi draft të Asociacionit se Kurti s’lëvizte, po e dërgonte vendin drejt konfliktit
“, ka thënë ndër të tjera Haxhiu

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close