fbpx
Lajme

Rufki Suma tregon një ngjarje qesharake nga koha e UÇK-së me Thaçin: E mban pushkën s’është i vogël

Ish kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, njëkohësisht ish Komandanti i UÇK-së z. Rufki Suma e ka treguar një histori interesante, por edhe qesharake para fillimit të bombardimeve të NATO-s, kur delegacioni i Rambujesë, respektivisht krahu i UÇK-së kishte shkuar nga Maqedonia në Han të Elezit dhe njësiti i tij ishte i detyruar të merrej me sigurinë dhe përcjelljen e tyre.

Ai ka treguar një moment interesant se si disa ushtarë nuk e kishin idenë se kush janë këta, sepse edhe paraprakisht nuk iu kishin treguar për shkaqe të sigurisë. Rufki Suma tregoi se si disa ushtarë donin ta ndihmonin Hashimin sepse e njihnin kush është, dhe disa tjerë nuk e njihnin.

“Ka qenë interesant se neve, logjistika jonë që ishte në Shkup na treguan, edhe pse në fakt unë e dija dhe zëvendësi im (Mehmet Ballazhi) se është ardhë delegacioni i Rambujesë, është Hashim Thaçi me të tjerët, mirëpo ushtarët që i kishim të vijës së furnizimit, që e njihnin atë zonë kufitare, ne nuk ju treguam atyre se kush janë, ishte çështje sigurie do të thotë nuk donim që të rrezikonim delegacionin, dhe kemi shkuar në pikën kufitare atje i kemi marrur, unë e kam njohur Hashimin edhe nëpërmjet mjeteve të informimit, mirëpo në ndërkohë kur Hashimi e kishte ndonjë…, se pavarësisht që ka qenë zyrtari kryesor, njeriu i drejtorisë politike të UÇK-së secili e ka pasur një pushkë e një qantë, dhe kur dikush tentonte me ia marrë Hashimi qantën për me i ndihmu, ndonjë ushtar thojke hajt hajt le ta marrin se ky nuk është i vogël me i ndihmu sepse në fakt nuk e ka ditur se kush është…, dhe ashtu mandej kemi ardhur deri në shtab ashtu dhe e kemi pa që Hashimi vazhdimisht ashtu i ka mbajtur lidhjet edhe nëpërmjet telefonave satelitor që i kishim edhe me NATO-n…”

VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=zrdnS4vlrLE 25 min

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close