Kurti në vizitë familjeve serbe në Istog
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq zhvilluan sot një vizitë tek familjet serbe Miletiq dhe Komatoviq, nga fshati Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.
Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se Kurti u prit “miqësisht në ambientet e shtëpive të tyre, ku biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit”.
Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti viziton familjet Miletiq dhe Komatoviq nga Komuna e Istogut
Istog, 7 shkurt 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq u mirëpritën sot nga familjet Miletiq dhe Komatoviq, nga fshati Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.
Miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviq biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit.
Petko Miletiq bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiq u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre.
Slavisha Komatoviq, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore.
Duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kryeministri Kurti i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë.