fbpx
Lajme

Kurti pas votimit të Qeverisë: Jam kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës

Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit ishin historike, duke shtuar se i është mirënjohës të gjithëve që e mbështetën në rrugëtimin e tij.

“Të falënderoj secilin qytetar ata që votuan LVV-në dhe subjektet tjera. Deri dje isha kandidat i një subjekti, nga sot jam kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës.  Nuk ka dyshim se këto zgjedhje ishin historike, por po aq historike është edhe përgjegjësia e kësaj historie”.

“Andaj sot aq sa jam mirënjohës për besimin e dhënë aq ndjehem i përulur para detyrave që kishin para nesh, i përulur sepse vota nuk është vetëm numër. Secila votë është besim i qytetarëve për ndryshim, të zhvillojmë ekonominë, të rrisim të ardhurat, të sjellim drejtësi dhe një sens të barazisë në shoqëri ku secili arrin të zhvillojë potencialin e vet, ku të gjithë fitojnë pjesën që iu takon dhe iu nënshtrohen rregullave të njëjta. Pritjet janë të mëdha dhe përgjegjësit janë të mëdha”.

“Kjo është përgjegjësi e madhe andaj pritet që të jeni të përgatitur mirë. Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës, sepse ashtu siç u kanë dhënë votën qytetarët, ashtu edhe ua marrin. Të jeni të mirë përgatitur dhe të mirë informuar. Ashtu siç u kanë dhënë votën qytetarët ashtu edhe ua marrin, kjo sa vlen për deputetin vlen edhe për mua dhe kabinetin tim. Unë do të jem kryeministër që do të udhëheq me besim dhe mbi bazën e vullnetit të popullit. Vendimet do t’i bazojmë në fakte, në shkencë dhe në program dhe do të jemi të hapur për të gjithë. Ne do të udhëheqim me parime dhe besim. Duhet të punoni për aq sa keni mandat që të dëshmoni se jeni meritor në pozitat që jeni vendosur”, ka thënë Kurti

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close