Kurti për qëndrimin në SHBA do të i marr 5,280 euro mëditje nga buxheti i shtetit
Kryeministri Albin Kurti, për 16 ditë me radhë, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.
Për kaq ditë dhe javë sa është në Amerikë, Kurti i merr 5,280 euro mëditje nga buxheti i shtetit.
Kjo pasi zyrtarët e institucioneve shtetërore marrin mëditje për çdo ditë që qëndrojnë jashtë Kosovës, si pasojë e një vendimi të lëshuar nga Ministria e Financave në vitin 2018.
Mëditja për një ditë të qëndrimit në ShBA është 330 euro.
Kurti, në këtë vizitë, po shoqërohet nga shefi i stafit në Zyrën e Kryeministrit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi. Edhe këta dy të fundit nga mëditjet do të marrin nga 5,280 euro.
Kurtin përgjatë 16 ditëve është takuar me Jave Sullivan, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit, Joe Biden. Ai zhvilloi takime dhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë. Po ashtu, pati edhe vizita të me përfaqësues të kompanive të shumta.