fbpx
Lajme

Letra e dikurshme e truprojes së Berishës për djalin e Remzi Hoxhës, përmend arsyet e zhdukjes

Izet Haxhia, ish-badiguardi i presidentit Berisha i arratisur në Turqi, kishte në gazetën Dita për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Haxhia kishte shkruar një letër për djalin e Remzi Hoxhës, Ardian Hoxhën.

Haxhia shkruan se pasi humbi jetën nga torturat e njerëzve të SHIK-ut Sefgjini e Koldashi, trupi i Remzi Hoxhës është hedhur në det nga autorët.

Duket se në këtë mënyrë çdo kërkim i mëtejshëm është i pamundur.

Më poshtë pjesë nga letra e z.Haxhia botuar në Dita:

Ardian, lexova intervistën tënde në gazetën DITA dhe ndihem i prekur. Ti je rritur pa babain tënd, ashtu si fëmijët e mij janë rritur pa mua. Unë ju drejtohem juve si një baba që ka me vite që nuk takon fëmijët e tij, për shkak të njëjtit person që juve ju ka bërë të kërkoni të drejtën më të ligjshme në botë, një varr.

Ardian, babain tënd e vrau shteti amë dhe veglat e shërbimeve sekrete fqinje. E vranë sepse ishte një nacionalist. Dhe më e tmerrshmja, pasi e vranë në tortura mizore, trupin e tij të pajetë e hodhën në det. Remzi Hoxha ishte një dëshmitar i tradhëtisë së tyre ndaj atdheut dhe shqiptarizmit. Trupin e babait tuaj e kanë hedhur në det.

Unë nuk gjej fjalë t’ju ngushëlloj juve, por vetëm një apel kisha për shtetin shqiptar sot: Kumbaron dhe Sefgjinin t’i çojë para drejtësisë qoftë edhe me statusin e të penduarit. Vrasja dhe zhdukja e kufomës së Remzi Hoxhës është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar. Është në nderin e kësaj qeverie që të vejë në vend sadopak dinjitetin e këtij shteti duke e zbardhur këtë krim makabër që ka pas të njëjtin emër: Sali Berisha…”

Më herët në intervistat e tij në DITA, Haxhia ka folur mbi vitet që shenjuan rritjen e UÇK-së dhe sjelljen e shtetit shqiptar ndaj lëvizjes së armatosur që kulmoi me pavarësinë e Kosovës.

“Në atë kohë ishte një blasfemi e madhe të ishe pjesëtar i këtyre grupeve. SHIK u kthye në një gjuetar shtrigash ndaj tyre. Në një moment u bë i pamundur vazhdimi i veprimtarisë së këtyre në Shqipëri dhe shumica u detyruan të largoheshin ilegalisht në Kosovë apo në Perëndim.

Vetëm vite më vonë, kur filloi lufta çlirimtare, njerëz që qarkulluan atë kohë në Shqipëri dolën haptazi që ishin pjesë e UÇK-së. Më herët kishin frikë e druheshin se dekonspiroheshin nga SHIK-u shqiptar. Berisha ka qenë pengesa kryesore për veprimtarinë e tyre. Ashtu si Rugova na thoshte se UCK si një krijesë e sajim i shërbimeve sekrete serbe. Kur lufta çlirimtare e UÇK-së u bë e njohur në gjithë botën e fitoi dashurinë e gjithë shqiptarëve, edhe Berisha e ktheu pllakën – dëshmon Haxhia.

Në dëshminë e parë të Haxhiajt për DITA mbi fatin e Remzi Hoxhës në 30 prill 2015, ish-truproja thotë:

“Arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt.  Atëherë mes nesh flitej se Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër. Që ka pasë një takim Berisha-Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë. Nuk di për Milosheviçin, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës nuk është lejuar të futet në brendësi të kësaj vile. Gjë që nuk na ka ndodhur kurrë në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë… Remziu ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut. Atë kohë qarkulluan nën zë dy variante për trupin: njëri, që u transportua në det afër Lezhës me lundër dhe u hodh atje dhe, i dyti, që kufoma u dogj dhe u varros diku në anën e pasme të Dajtit”. /GazetaTEMA/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close