fbpx
Lajme

“U plagos në 1992, ndërsa për të njëjtën plagë u bë dëshmitar kinse e ka plagos UÇK në 1999”, Kajtazi jep detajet

Gazetari Vehbi Kajtazi, në një debat për Klan Kosovën kishte treguar disa detaje tronditëse se si ishin dënuar njerëzit e luftës me dëshmitarë të montuar.

Janë dënuar njerëzit në Kosovë, me një plagë që thuhet se ia kanë shkaktuar në burg, ndërkohë unë dokumentet i kam dhe i kam publiku që në vitin 1992 kojshia i vetë e ka plagosë, këtu (mbrapa) i ka hy plumbi e i ka dal këtej (para), e ka dëmtu në organet gjenitale, njeri ka shku e ka mbajtë burg për atë punë, për qato lëndime i kanë dënu njerëzit se gjoja iu kanë shkaktu në vitin 1999“, kishte treguar Vehbi Kajtazi në Klan Kosova.

Gazetari Vehbi Kajtaz, po ashtu në emisionin Debat Plus nën emocione kishte folur për diskursin anti-UÇK të krijuar për shumë vite në Kosovë. Ai këtë diskurs e ndërlidhë në një aspekt shumë më të thellë.

“Kroacia i ka 500 mijë veteranë, 500 mijë. Agim Çeku është ma i respektum në Kroaci se sa që është në Kosovë. Pse? A mundet dikush me m’kallxu pse Agim Çeku respektohet ma shumë në Kroaci se sa që respektohet në Kosovë. Për shkak të diskursit shumëvjeçar që është kriju anti-UÇK. Dhe kjo anti-UÇK lidhet direkt me ata që kanë qenë në pushtet si përfaqësues të UÇK-s-së. Përkatësisht Hashim Thaçi. Dhe këtu është ndërtu një diskurs që gjithçka që vjen nga ajo pjesë dhe ata që janë në pushtet janë; hajna, janë uzurpatorë, jan mashtrues, janë kriminelë, janë vrasës, janë me krejt të këqijat”.

Vehbi Kajtazi ka treguar arsyet se përse ndodh kjo.

“Për shkak të një grupi tjetër të këtij qarku të Prishtinës, të kësaj mahalle të Prishtinës të cilët nuk e kanë përbi kurrë se pse katundarët kanë ardhë në pushtet dhe e udhëheqin pushtetin në Kosovë. Unë mendoj se qetu është debati. Unë mendoj se këtu është zanafilla. Nuk e durojnë. Nuk e durojnë njerëzit të cilët gjatë kohës së luftës kanë qenë nëpër kazabllanka, nëpër diskoteka e nëpër kafe të Prishtinës faktin që dikush me ardhë prej Drenice apo prej Deçanit me udhëheq pushtetin në këtë vend. Këtu është hilja e gjithë këtij diskutimi”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close