fbpx
Lajme

Kush është Rrahman Jasharaj, simboli i rezistencës ndaj të gjitha pushteteve (përfshirë Serbinë)

Rrahman Jasharaj, kryetari i SBASHK-ut, ia ka plasur barkun çdo kryeministri të Republikës së Kosovës. Por, atij sot ia ‘plasu barkun’ Elvis Hoxha i Vetëvendosjes. Kush është Rrahman Jasharaj? Një tekst që preferohet të lexohet veçanërisht nga simpatizantët e VV-së.

Ndaj secilit lider që e ka marrë këtë post pas shpalljes së pavarësisë, ai ka organizuar greva e protesta. Ka qenë i pa kompromis në bisedimet me qeveritë, duke kërkuar përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve në Kosovës.

Konsistenca e tij në qëndrime dhe refuzimi presonit që i bënin qeveritë, ka bërë që vazhdimisht eksponentët e pushteteve ta tallin e ta përqeshin, ndërsa ai kurrë nuk është zmbrapsur nga kërkesat e tij.

Secila parti qe ka udhëhequr qeverinë e kanë etiketuar si vegël të opozitës, ndonëse nuk kanë asnjë fakt për këtë çështje. Jasharaj, me dhjetëra herë ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë parti politike dhe se kurrë nuk ka qenë pjesë e tyre.

Para se te behej sindikalit, ai kishte ushtrues edhe rolin e mësuesit dhe të gazetarit, ku me terë qenien e tij kishte ishte mundua t’i shërbente komunitetit.

Jasharaj nuk iu kishte nënshtruar as pushteti serb. Pavarësisht maltretimeve nga policia serbe, ai nuk i kishte ndalur aktivitetet e tij në fushën e arsimit gjatë viteve 90-ta.

Simboli i kërkesave punonjësve të arsimit ka lindur në fshatin Uqë të komunës së Istogut. Ai ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe një jetë aspak të lehtë.

Familja e tij kishte shitur çdo pasuri në vitet e 60-ta për t’u larguar drejt Turqisë. Mirëpo, atje e kishin të pamundur të qëndronin dhe u detyruan të ktheheshin pasi s’po i merrnin dot dokumentet nga shteti turk.

Vështirësitë e jetës për të vazhduan edhe pas kthimit nga Turqi.

Në një rrëfim për gazetën Nacionale, të cilin e ka bërë kohë më parë, ai ka treguar për vuajtjet që është përballur. “Kemi qenë të varfër, dhe pasi përfundova shkollën normale më angazhuan në shkollën ‘8 marsi’, pasi donin të na ndihmonin financiarisht, pasi na shihnin gjendjen e varfërisë”, ka thënë Jasharaj.

Gjysmë jete sindikalist

Suprimimi i autonomisë së Kosovës nga regjimi i Slobodan Milošević-it më 1989 kishte rritur edhe më shumë represionin dhe segregimin në Kosovë.

Mes sektorëve shoqërorë që u sulmuan menjëherë ishte edhe sistemi i arsimit në Kosovë.

Duke refuzuar të punonin nën direktivat e regjimit represiv serb, krijimi i një sistemi të arsimit të pavarur ishte ndër hapat e parë që morën kosovarët.

Largim nga objektet shkollore, ndalje e pagave, rrahje e nxënësve e mësimdhënësve – për t’u përshkallëzuar pastaj edhe në vrasje – si dhe sulmet me gaz ishin masat që ndërmerrte qeveria jugosllave e asaj kohe.

Shtatori i vitit 1991 kur nisën shtëpi-shkollat, e gjente Rrahman Jasharajn pjesë të degës së SBAShK-ut për rajonin e Pejës.

Me t’u themelur SBAShK-u isha pjesë e sindikatës, jo që isha më i dituri, por shkolla ‘8 Marsi’ në Pejë me bëri përfaqësues [të saj] pasi isha ndër më të rinjtë nga kolegët”, – kujton Jasharaj nisjen e angazhimit sindikal.

Sindikalistët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e sistemit paralel të arsimit të asaj kohe. Solidariteti mes shqiptarëve, dhuna policore dhe vështirësitë financiare të atij vakti janë ato që i kanë mbetur në mendje Jasharajt.

Për shkak të aktivitetit të tij sindikal, ai disa herë është maltretuar nga policia serbe.

Disa herë më kanë ndaluar policia, ndoshta afër dhjetë herë, nëpër biseda informative – na kanë maltretuar”, – thotë Jasharaj, por insiston të përmendë se ishte me fat, pasi mësimdhënës e sindikalistë të tjerë madje edhe janë vrarë pas torturave.

Dhuna policore detyroi sindikalistët që mbledhjet t’i mbanin në mënyrë sekrete. Pos kësaj, ata përballeshin edhe me vështirësi financiare. “As ndihmë sociale s’ka qenë ajo”, – thotë Jasharaj.

Përballja me pushtetet e Kosovës

Pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, gjendje e mësimdhënëse ishte e rëndë. Shumë shpejtë, një njeri i thjeshtë e me flok të thinjura u bë zëri kryesor i tyre. Edhe sa nuk ishte kryetar i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ishte zëri me autentik i punëtoreve të arsimit.

Në zgjedhjet e brendshme të 2014-ës Rrahman Jasharaj vendosi të kandidonte për kreun e SBAShK-ut. Ai i fitoi ato dhe me pas kërkesat ndaj qeverisë u bënë edhe më të aspra.

Ai ka organizuar greva dhe protesta ndaj secilit kryeministër. Në misionin e tij për të përmirësuar gjendjen e punëtoreve të arsimit, nuk e zmbrapsen as bulëzimet.

M’i kanë përmendë edhe dhëmbët. Kanë bë hajgare edhe qysh dokna”, ka thënë ai.

Por, asnjëherë nuk e ka sulmuar atë sikur pushteti i tanishëm. Nga fillimi i grevës, eksponent të pushteti të LV-së kanë tentuar të ia baltosin biografinë e tij.

Sot, Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Kurti, e ka akuzuar Jasharajn në mënyrë të ulet, duke thënë se gjatë viteve 90-ta ka qenë anëtar i partive serbe.

Kjo deklaratë e tij është vlerësuar si fashiste nga shumë analistë, intelektualë dhe gazetarë. Jasharaj, ka mohuar se ka qenë ndonjëherë anëtar i këtyre partive, duke thënë se kjo është gjeja qe e ka lënduar më se shumit gjatë gjithë jetës.

Jasharaj e ka quajtur Hoxhën e LV0së a si “njeriun më të poshtër deri tani.”

“Gjëja më e vogël, nëse ka njerëzi kryeministri është që të reagojë ose nëse kanë fakte për një gjë të tillë, unë do ta lëshoj Kosovën qysh sot.” – vazhdoi më tej deklarata e tij.

Bashkëpunëtoret e vlerësojnë lart

Fjalë të mira për mësuesin, gazetarin dhe sindikalistin Jasharaj kanë edhe ata që me vite kanë bashkëpunuar me të.

Gazeta Nacionale ka folur me disa prej tyre, të cilët kanë treguar për vlerat familjare dhe profesionale që ka ai.

Përfaqësuesi i këshillit grevist, Ali Sefaj, ka thënë se Jasharaj vije nga një familje patriotike.

Ka shumë jetë të vujtun. Ka qenë mësimdhënës për 30 vite, ai është rrahur me dhjetëra herë nga policia për shkak të angazhimit në arsim dhe në organizimin sindikal. Ai nuk ka të bëj asgjë me akuzat që po ia mvesh sot pushteti. Po të ishte i tillë, kurrë nuk do ta bënim kryetar të sindikatës. Sulmet që po i bëhen janë tepër te ulëta. Ai është një bashkëpunëtorë shumë i mirë”, ka thënë ai.

Nga viti 2024, ai kishte ushtruar edhe profesionin e gazetarit. Për disa vite, Jasharaj kishte qenë korrespodentë i gazetës “Epoka e re”.

Kryeredaktori i kësaj gazet, Mal Qorraj, ka vetëm fjalë të mira a për ish-kolegun e tij.

Ai ka qenë pjesë e gazetës nga viti 2004 për disa vite. Ka qenë korrespodent nga Peja, ku ka mbuluar aktivitetet nga komunat e rrafshit të Dukagjinit. Jasharaj ishte një njeri i sinqertë, i përpiktë dhe një koleg i jashtëzakonshëm”, ka thënë Qorraj për gazetën Nacionale.

Pavarësisht kritikave e akuzave, ai është zotuar se nuk do të dorëzohet pa asnjë presionit. Ndonëse për pak vite pritet të dal në pension, Jasharaj ka thënë se deri në ditën e fundit do të angazhohet për përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close