Gazetari Fidan Jupolli dhe Agim Bahtiri kishin vënë bast nëse ky i fundit do të fitonte edhe një mandat në Mitrovicë. Basti fillimisht ishte me 10 mijë euro, e më pas ishte përmendur një vit pune në fabrikën e kërpudhave të Bahtirit.
Dje pas mbajtjes së balotazhit, në Mitrovicë doli fitues Agim Bahitiri. Ai bashkë me mandatin e ri, e fitoi bastin që e kishte vënë me Fidan Jupollin.
Bahtiri kishte propozuar që basti të vihej me 10 mijë euro, më pas kishin folur për një vit punë të Fidanit në fabrikën e Bahtirit, e edhe për një drekë.
Kryetari i Mitrovicës ishte i ftuar sonte në emisionin e Fidanit për të marrë atë që i takonte nga basti.
Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar epilogun e bastit të famshëm: