fbpx
Lajme

“Ky është mashtrim”: Ymeri ia çmonton Mujës para syve propagandën qeveritare për rritje ekonomike

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, dhe deputetin e kësaj partie, Armend Muja mbrëmë kanë pasur një debat të nxehtë në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Për gati dy orë, analisti Ymeri me argumente të pamohueshme ka zhveshur propagandën qeveritare për rritje të buxhetit, për rritje ekonomike e për rritje të investimeve të huaja direkte në Kosovës.

Derisa Ymeri dekonstrkutonte “mashtrimet” e ekzekutivit, Muja tentonte që me fyerje personale e me zhurma të dekoncentronte analistin Ymerin.

Pavarësisht kundërshtimeve, disa herë gjatë emisioni Muja “detyrohet” të pranojë argumentet e Ymerit, duke i thënë se ka të drejtë.

Fillimisht, Muja ka prezantuar Buxhetin për vitin 2024 dhe pretendimet qeveritare për arritje të rekordeve.

Por, më pas Ymeri me elegancë i ka rrëzuar ato pretendime, duke thënë se ajo çka po bën Muja dhe partia në pushet është “propagandë e keqe”.

Vërejtjen kryesore që e kam për këtë qasje që e kanë Lëvizja Vetëvendosje, dhe z. Muja sot, dhe mendoj që këtë e bëjnë me qëllim, e kjo është pjesë e propagandës. Qe po e shpjegoj se pse mendoj se është propagandë, sepse përdorin terma nominalë, ose vlera absolute për paranë, kur besoj që z. Muaj e din, edhe unë e di e të gjithë ne që vlera e parasë është relative. Por, sa para të duhen për të ble një mall të caktuar, kjo e përcakton vlerën e parasë. Kur flet me 100 milionë, 200 milionë, kjo mua nuk më tregon asgjë, nëse nuk tregon se çfarë mundesh të blesh me to”, ka thënë Ymeri.

Ai ka bërë me dije se pretendimet e VV-së për rritjen e buxhetit nuk janë të sakta.

Ato që i treguat ju për rritjen e buxhetit për shëndetësi dhe arsim, unë mendoj që është matje e gabuar. Qe pse, nuk mundesh me matë se sa po i shpenzojmë këtë vit për arsim në raport me sa i kemi shpenzuar vitin e kaluar ose para dy viteve. Këto matje bëhen në raport me buxhetin në përgjithësi, a më së miri bëhen në raport me bruto produktin vendor dhe, sipas raportit të progresit, gjatë vitit për të cilin është raportuar, ka rënie në raport me bruto produktin vendor të parave që ndahen në buxhet për arsim në Kosovë”, ka deklaruar Ymeri.

Tuje, ai ka treguar se në rritje të buxhetit ka ndikuar inflacioni.

E dyta, tha se argumenti që inflacioni ka rrit buxhetin është i pa vërtetë. Është absolutisht i vërtetë. Dhe kjo në secilin fushë e vërtet”, ka thënë Ymeri.

Më pas, Muja e ka pranuar argumentin e Ymerit, por ka thënë se ky nuk është shpjeguesi kryesor.

Është e vërtetë, por nuk është shpjeguesi kryesor”, ka thënë Muja, duke i kërkuar Ymerit të tregon se ku po bazohet.

“Kur përdor të dhëna trego ku i ke marrë. Ti po thua që është kryesore, ku po bazohesh””, ka kërkuar Muja.

Në vazhdimi të debatit, Ymeri ka sjell argumente logjike që tregojnë se çka ka ndikuar në rritjen e buxhetit.

Nëse TVSH-ja ka qenë e hyra kryesore e buxhetit, që ka qenë për çdo vit. Atëherë a po me thoni ju mua se nuk e ka rrit TVSH-ja shtrenjtimi i çmimeve? Shembull, nëse unë kam pagua 100 mije euro tatim për mallin e importuar para dy viteve, sot për të njëjtën sasi të mallit a paguaj më shumë tatim, nëse çmimi i atij malli është më i shtrenjtë? Natyrisht se po. Kjo është logjikë e thjesht sa nuk ka nevojë për burim. Dhe nëse ky tatim është rrit për shkak të mallit të njëjtë të importuar, atëherë a e rrit kjo buxhetin? Natyrisht se po”, ka deklaruar ai.

Buxheti po rritet, qytetarët po varfërohen

Një replikë tjetër e ashpër në mes Ymerit dhe Mujës ishte ajo rreth ndikimit të rritjes së buxhetit të shtetit në rritjen e varfërisë së qytetarëve.

Në këtë drejtim, Ymeri ia ka përmendur Mujës raportin e UNDP-së.

E kemi një paradoks, buxheti po rritet, kjo rritet edhe për shkak të formalizmit(të ekonomisë), e pranoj këtë punë të qeverisë, por nuk është faktori kryesor. Ndërkohë që qytetarët po deklarojnë se po varfërohen, sipas UNDP-së”, ka thënë Ymeri, duke e cituar raportin.

Në vitin 2021 përqindja e qytetarëve që kanë shpenzuar më shumë se 200 euro si familje në artikuj ushqimor ka qenë 38%, kjo është rritë në 47% në 2022, dhe ka arritur në 59% në vitin 2023. Dmth. për me e mirëmbajt të njëjtën cilësi të jetës në kuptimin e shpenzimeve që i bëjnë familjet, familjet që kanë deklaruar kështu është dashur ta kenë rritjen e njëjtë të rrogës që mos më iu ra kjo përqindje e të ardhurave mujore për me i shpeznu vetëm për ushqim.”, ka treguar Ymeri.

Edhe këtu është dorëzuar deputeti i VV-së, duke pranuar argumentin e ish-kryetarit të VV-së.

Z. Ymeri po do më than se ka pasur një inflacion dhe inflacioni e përkeqëson cilësinë e jetës, sepse vlera nominale mund të jetë më e lart, por realisht blihet më pak. Unë nuk kam dëgjuar asnjë filozof apo ekonomist që e mohon këtë. Është fakt ajo”, ka thënë Muja.

Më tej, ai është munduar ta zhvleftëson raportin e UNDP-së, duke thënë se ato janë vetëm perceptime të qytetarëve.

UNDP e bazon raportin e pulsit publik mbi bazën e survejimit të 1200 personave në Kosovë. Pastaj, nga ajo mostër e nxjerr një pretendim”, është shprehur Muja.

Rritja ekonomike

Visar Ymeri ka dekonstruktuar edhe argumentin e vazhdueshëm të VV-së në qeverisjen e tyre Kosova ka përjetuar rritje të madhe ekonomike.

Sipas tij, në këtë drejtim pushteti po bën propagandë të keqe.

E nxjerr mesataren, sepse në vitin 2021 e ka 10.75(rritjen ekonomike) dhe e merr atë të vitit 2022 që është mbi 3 dhe thotë mesatarisht rritja ka qenë 7 për qind. Nuk matet kështu. Qikjo është asi propagande e keqe”, ka shpjeguar Ymeri.

Deputeti i VV-së është munduar ta relativizonte këtë gjë, duke thënë krejt rajoni ka pasur rritje ekonomike në vitin 2021, por jo të gjitha vendet kanë pas shkallen e njëjtë të rritjes ekonomike.

Kur Kosova krahasohet me rritjen reale ekonomike me vetveten në 10 vitet e fundit, shkon paterni, dhe pasta nëse doni me ia aloku një qeveria përgjegjësinë, realja është që në 4 vitet e asaj qeverie të matët sa është norma mesatare e asaj qeverie krahasuar me qeverinë tjetër”, ka thënë Muja.

Edhe këtë argument Ymeri e ka kundërshtuat me fakte.

Ky nuk është argument, z. Muja. Ky është mashtrim. Që pse. Viti 2021 është vit pospandemik dhe nuk mundesh me e marr këtë vit si referencë për dy arsyeje: një është vit postpanedmik dhe dy, VV-ja ka ardhë në pushtet në mars. Pra, po doni me thanë që si keni ardhë në mars e keni ba vitin me u rrit në 10.5 për qind? Këtë vit ekonominë e ka rrit ardhja e mërgatës në një masë më ta madhe, sepse nuk kishte ardhur për shkak të pandemisë dhe e dyta 200 milionët e trustit që janë fut në treg, që nuk ka qenë vendim i juaj dhe faktorët tjerë”, ka thënë Ymeri, duke thënë se pretendimet e Mujës janë hajgare.

Sipas tij, pretendimet e Mujës janë “absolutisht” të pavërteta.

Më pas, Muja replikën ndaj Ymerit e ktheu në personale.

I vetmi person që ka absolutizma këtu, normalisht me huqje përmbajtjesore, është z. Ymeri. Tha absolutisht është e pavërtetë. E bani ky të vërtetën”, ka thënë Muja, duke shtuar se pretendimet e tilla e mbysin debatin në Kosovë.

Po ashtu, Ymeri edhe Muja përplasje kishin edhe rreth investimeve të jashtme dirkete në Kosovë. Derisa Muja përmendke vetëm shifrat e këtyre investimeve nëpër vite, Ymeri kërkonte që Muja të fliste në përqindje.

Vetëm pas insistimit të Ymeri, Muja ka pranuar se mbi 60 të investimeve të huaja direkte shkojnë në patundshmëri.

Sipas tij, kjo përqindje ka qenë pothuajse e njëjtë edhe gjatë viteve kur në pushtet nuk ishte Qeveria Kurti.

Nëse BQK thotë që arsyeja se ka pasur rritje të madhe të shumës së e parave të investuar në infrastrukturë është kryesisht rritja e çmimeve, që i bije që nëse njerëzit kanë blerë në sasi të njëjtë banesa para dy vite, sipas strukturës se njëjtë të investimeve të huaja direkte, kur blejnë sot shuma rritet. Por, kjo nuk do të thotë se ndërtohet më shumë dhe blihen më shumë banesa se në vitet paraprake. Kjo do të se vetëm kushtojnë më shtrenjtë. Pra, kur luan me shuma nominale e huq të vërteten ekonomike”, ka thënë Ymeri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close