fbpx
Lajme

Mërgimtari kërkoi që vajzat t’ua jap Kurtit, qytetarët e Kosovës kërkojnë t’i ngritet përmendore Valon Sylës

Sali Rexhaj ka publikuar në llogarinë e tij në facebook, një reagim të një mërgimtari i cili është në gjendje që t’ua jap dy vajzat e tij Albin Kurtit për t’i dalë nipat inteligjentë.

“Gjithesia munde te kete kufinje, por çmenduria kufinje nuk ka.Nese kan gerrnaçat kryetar, ky tipi eshte pa pike dyshimi. Per zbulimin e emerit gerrnaç, Valoni duhet te shpallet hero i gjalle”, ka shkruar Sali Rexhaj fillimisht në facebook-un e tij.

“Quhem K.L, Albin Kurtit ja kisha dhan 2 qikat e mia për me ba naj nip intelegjent si Albini që është”, shkruan mërgimtari dhe apelin e tij e ka shpërndarë Sali Rexhaj në facebook.

Pas këtij niveli të trushperlarjes, kanë reaguar qytetarë të shumtë duke e konsideruar nivelin e tillë propagandës si çmenduri e cila duhet trajtuar urgjentisht nga psikiatri. Një qytetar ka shkruar se kur një politikan apo qeveri nuk ka punuar në realitet asgjë dhe adhurohet sikur të ketë bërë mrekulli, atëherë është kulmi i trushperlarjes.

Një qytetar me emrin Fadil ka komentuar duke kërkuar që Valon Sylës t’i bëhet një përmendore në Kosovë.

Po ashtu, një qytetar tjetër Bedri Novoberdaliu ka kërkuar që Valon Sylës t’i bëhet një përmendore dhe ka bërë dallimin mes diasporës dhe gërrnaçave.

“Valon Syles duhet nje permendore me ia ba. Ne fillim edhe une e kam share por koha po i jep te drejte Valonit. Ne fakt gerrnaçat jane ata analfabetet te cilet fyejne gjithe diten ne rrjetet sociale manipulohen ne nivel te tille. Diaspora ka dallim nga gerrnaçat. Gerrnaçat e shesin kombin e familjen per liderin, ndersa s’kane aftesi ta kuptojne as kombin, as politiken e as familjen”, ka shkruar Bedri Novoberdaliu tek statusi i Sali Rexhajt në facebook.

Edhe opinionisti Driton Smakaj e ka komentuar këtë rast monstruoz duke thënë se “budallaku i ka hyp liftit”.

Gazetari Valon Syla me kohë kishte bërë dallimin mes diasporës dhe ata të cilët ai i quan gërrnaça.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close