fbpx
Lajme

Donald Trump fiton betejën e parë ndaj Jack Smith, i hapet rruga për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka fituar një betejë të madhe ndaj ish-kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith.

Jack Smit kishte synuar një gjykim të përshpejtuar para zgjedhjeve të vitit 2024, por me këtë vendim të Gjykatës së Lartë i hapet rruga ish-presidentit Donald Trump për të rikandiduar.

“Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Jack Smith që gjyqtarët të dëgjojnë shpejt mosmarrëveshjen e imunitetit të Trump” është titulli i mediumit amerikan, CNN.

“Gjykata e Lartë refuzoi të premten një kërkesë të këshilltarit të posaçëm Jack Smith për të përshpejtuar argumentet nëse Donald Trump ka ndonjë imunitet nga ndjekja federale për krimet e supozuara që ai ka kryer gjatë kohës që ishte në detyrë – një veprim që ka të ngjarë të vonojë gjyqin e tij. Vendimi i gjykatës është një goditje e madhe për Smithin, i cili bëri një kumar të jashtëzakonshëm kur kërkoi nga gjyqtarët të ndërmarrin hapin e rrallë të anashkalimit të një gjykate federale të apelit dhe të vendosin shpejt një çështje themelore në çështjen e tij penale të përmbysjes së zgjedhjeve kundër Trump”, thuhet në artikullin e CNN të publikuar pak më parë.

Masa e gjykatës është një fitore e madhe për Trump, shkruan CNN.

Jack Smith është duke u përballuar edhe me akuza të tjera në SHBA, pasiqë ish-agjenti federal John Moynihan ka përgatitur një dosje 151 faqesh ku është i përfshirë Jack Smith e Faik Imeri në një skemë korruptive e zhvatëse brenda Gjykatës Speciale.

https://edition.cnn.com/2023/12/22/politics/supreme-court-trump-immunity-jack-smith/index.html?Date=20231222&Profile=CNN&utm_content=1703274457&utm_medium=social&utm_source=facebook&fbclid=IwAR2baCgW_Nb3KSv0NZtXpdBfZ5PNW3h6lxLv5SFokNOTgIFaoq9gYRPRQMI

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close